• VIDEO

    Patëllxhanë furre nga zonja Albana

    Patëllxhanë furre

    Përbërësit:

    • 3 patëllxhanë
    • 100 gr mocarela
    • 60 gr djathë parmixhano
    • 1 kokërr vezë
    • Miks perimesh në kubikë
    • Salcë domate
    • Beshamel
    • Vaj ulliri
    • Borzilok
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi i kemi lenë patëllxhanët në ujë me pak kripë, i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.

    Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim fillimisht një shtresë si bazë me salcë domate, më pas vendosim mocarelën të prerë në feta dhe patëllxhanët. Bëjmë  një spërkatje me djathë të grirë parmixhano dhe disa gjethe borziloku të freskët ose borzilok të thatë. Vendosim mbi patëllxhanët një shtresë me beshamel dhe në fund shtojmë perimet miks në kubikë. Perimet mund t’i kalojmë më parë pak në avull. Bëjmë një spërkatje të gjithë sipërfaqes me djathë parmixhano dhe e vendosim taven në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

     

  • VIDEO

    Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, prokuroria: U konstatua objekt 2 katësh me kolona betoni! S’kishte marrë leje për riparim

    Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë. Report Tv ka siguruar dokumentin e prokurorisë që tregon se po ndërtonte objekt 2 katësh me kolona betoni dhe nuk kishte marrë leje.

  • VIDEO

    7-vjeçari gjeni në matematikë i habiti të gjithë, kalon çdo test me sy mbyllur

    Matias Kena është 7-vjeçari gjeni në matematikë. Në një intervistë në Rreze Dielli ai tregoi më tepër për pasionin e tij për matematikën ndërsa psikologia Orgesa Qosja, këshilloi prindërit se si duhet të sillen kur fëmija I tyre shfaq një inteligjencë të lartë. 

  • VIDEO

    Emocione dhe lot/ Intervistohet nga e bija, Diola përballë pyetjeve pikante të vajzës 14 vjeçare

    Të ftuara në “Rreze Dielli” nutricionistja Diola Dosti dhe vajza e saj Bleza në një intervistë të veçantë dhe tepër emocionuese. Diola Dosti përballë pyetjeve pikante të vajzës së saj 14 vjeçare.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha kërcënon me "vdekje" gjyqtarët e dosjes së PD tek opozita bashkohet kundër "Portit të Durrësit" e deri tek Ciao Italia këtu të duan më shumë se në Katar.

  • VIDEO

    Porti i Durrësit, debati në Repolitix! Kalaja-Meçes: Nuk më zhvesh dot t’i mua! Inxhinieri: Unike

    Debati për këtë projekt ka qenë sonte diskutimi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Adriana Kalaja, kandidatja e Rithemelimit për bashkinë e Tiranës thotë se pas kompanisë Eagle Hills Real Estate Development nuk qëndron biznesmeni Muhammed Alabbar, por kompani ofshore. Por, kjo u kundërshtua nga analisti Arben Meçe dhe gazetari Flogert Muça.

  • VIDEO

    ‘Plas’ keq në ‘Repolitix’/ Kalaja-Meçes: Nuk më zhvesh dot t’i mua! Analisti: Do ta heq xhaketën moj do ta heq

    Porti i Durrësit solli debate të ashpra në emisionin Repolitix në Report Tv mes Adriana Kalasë dhe analistit Arben Meçe. Teksa po debatonin mbi marrëveshjen me kompaninë Eagle Hills Real Estate Development pati edhe disa batuta mes tyre.

     
  • VIDEO

    Varros djalin dëbon nusen, nëna me dy jetime: Kunati më kërcënon dhe më...

    Dikur një familje plot harmoni, një jetë të mbushur me dashuri. Në fshatin Bishnicë, Basirja dhe Eqerem Shuli kishin ndërtuar një jetë të re, një strehë të ngrohtë që prej vitit 2012 kur lidhën kurorë. Njohja mes tyre ishte krejt rastësore, ndërsa 39-vjeçarja nga Mokra e Pogradecit vinte nga një martesë e vështirë, nga e cila ka dy fëmijë të rritur, të cilët jetojnë me të atin. Ajo vendosi të divorcohej dhe të kthehej në shtëpinë e prindërve, aty ku u njoh me Eqeremin, i cili gjithashtu vinte ngë një tjetër martesë nga e cila ishte baba i dy fëmijëve që jetojnë me nënën e tyre. Me histori thuajse të ngjashme, fati bashkoi çiftin nga Pogradeci, kur burri nuk hezitoi t’i kërkonte dorën gruas që do të ishte bashkëshortja e tij e ardhshme. Ata u bënë prindër të dy vajzave, 4 dhe 9 vjeçe. Te dy punonin në bujqësi, ndërsa bashkëshorti ishte kthyer nga emigrimi për të qenë më afër familjes së re. Por këto çaste idilike do të merrnin fund shpejt, kur një rrufe në qiell të hapur do të vriste gëzimin e ditëve të qeta dhe zemrën e bashkëshortes dhe vajzave të vogla. Edhe pse mes tyre kishte harmoni, ajo që trazonte shpesh marrëdhënien ishin konfliktet e nuses me familjarët e burrit. Ata nuk e kishin pranuar që prej fillimit këtë martesë dhe sherret ishin kthyer në një ritual të zakonshëm, deri kur dy vite më parë Eqeremi u diagnostikua me një sëmunje të rëndë nga e cila nuk gjeti dot shpëtim. 56-vjeçari ndërroi jetë afro dy muaj më parë dhe fill pas kësaj fatkeqësie në familjen Shuli, absurdja janë akuzat e hedhura me nusen se është ajo shkaktarja e vdekjes së Eqeremit. Sot, Basirja e mbetur me dy fëmijë jetimë kërcënohet dhe dhunohet nga familjarët e bashkëshortit të ndjerë, të cilët nuk e lejojnë as të dalë në tokat e familjes për të siguruar të ardhura nga puna në bujqësi. Kunati e shantazhon në telefon, ndërsa kunata ka tentuar ta dhunojë me mjete të forta. 39-vjeçarja ka bërë kallëzim në polici, ndërsa ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Pa mbështetje dhe krejt e vetme ajo i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, ku kërkon ndihmë dhe përkrahje, pasi rrezikon të përfundojë në qiell të hapur.

  • VIDEO

    “Jeta e panjohur e një Pastori! Për here të pare Pastor Paulin Vilajeti rrëfen momente nga jeta , fëmijëria e vështirë, aventurat e rinisë dhe misioni I tij prej më shumë se tre dekadash”

    I ftuar në Esencë Pastori Paulin Vilajeti pranon të ndaje me publikun rrëfime të sinqerta nga jeta e tij. Femijëria në fshat, mardhënia e ngushtë me gjyshin, debatet e ashpra me babain, rolet e para në skenë dhe jeta si aktor në rininë e hershme. Momentet më të veshtira në jetën si Pastor, atë të vitit 97 ku do duhej të predikonte paqen mes plumbave të luftës. Dy miqtë e jetës, aktorët Arben Spahija dhe Astrit Fani vijnë nëpermjet videomesazheve surprise ku rrëfejne episode nga rinia dhe aventurat e moshës. Pastori rrëfen se një ndër gjërat më të mira që ka bërë në jetë ka qëne perkrahja e femijëve në nevojë dhe atyre pa familje. Dhe janë vetë fëmijët që me videon e tyre falenderuese e përlotin gjatë bisedës së bashku e Piretën, vajzën e rritur në familjen e tij të cilën sot e quan bijën e tij.

  • VIDEO

    Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës

    Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Rudina Hajdari zbuloi sot në Report Tv edhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.

  • VIDEO

    Emigranti Përpepaj: Komuniteti s'është aq i madh dhe i fuqishëm sa të vihet në lëvizje qeveria britanike! Braverman s'do jetë gjatë në detyrë

    Teksa po zhvillohen protesta për deklaratat ndaj shqiptarëve në Britani, biznesmeni Skënder Përpepaj thotë se komuniteti nuk është aq i madh dhe aq i fuqishëm sa të vihet në lëvizje qeveria britanike. 

  • VIDEO

    Ka 6 fëmijë, 38-vjeçarja super e suksesshme tregon ‘sekretin’ se si gjen kohën për të bërë gjithçka

    Entela Noga është nënë e 6 fëmijë dhe njëkohësisht eksperte e organizimit personal me një karrierë të sukseshme në Francë. Në një lidhje skype nga Franca ajo tregoi ‘sekretet’ se si të menaxhojmë kohën për të qenë të suksesshëm në jetë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv