-
VIDEO
Nga modelingu në aktrim, rrëfehet 20-vjeçari nga Fushë-Kruja që po korr sukses në SHBA
Arbër Loci u largua nga Shqipëria shumë vite më parë për një jetë më të mirë drejt SHBA. Tani 20 vjeçari është pjesë e filmave dhe reklamave në Amerikë, duke ndërtuar një karrierë të sukseshme atje. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ i riu tregoi më tepër eksperiencat e tij në fushën e artit si dhe projektet e rradhës.
-
VIDEO
Bukë vale me sheqer nga zonja Albana
Bukë vale me sheqer
Përbërësit:
- 3 feta bukë të ndenjur
- Sheqer
- Gjalpë
- Ujë
Përgatitja:
Presim bukën në kubikë dhe e kaurdisim mirë me gjalpë, më pas shtojmë sheqerin, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak ujë. E trazojmë derisa buka të përthithë të gjithë ujin dhe e servirim menjëherë.
-
VIDEO
Fërgesë me mëlçi dhe oriz nga zonja Albana
Fërgesë me mëlçi dhe oriz
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 2 kokrra vezë
- 300 gr qepë e thatë
- 400 ml ujë
- 1 lgj oriz
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht mëlçitë me pak vaj ulliri. Më pas largojmë mëlçitë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët e grira mesatarisht. Ndihmojmë zbutjen e qepëve me kripë dhe pak ujë. Më pas shtojmë buljonin e nxehtë derisa të mbulohen pak qepët, hedhim orizin dhe pas 8-10 minutave vendosim dhe mëlçitë. Rregullojmë shijen me pak spec djegës, kripë dhe piper të zi. Bëjmë disa gropëza tek gatimi ku vendosim vezët. E lëmë gatimin të mpikset për 6-8 minuta dhe në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Gjellë me perime dhe qiqra nga zonja Albana
Gjellë me perime dhe qiqra
Përbërësit:
- 2-3 patëllxhanë
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 qepë të thatë
- 3 domate
- 1 lgj salcë domate
- 200 gr qiqra
- Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë specat, patëllxhanët, domatet e prera në kubikë si dhe salcën koncentrat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë qiqrat e ziera më parë dhe një gotë ujë. E lemë gatimin të marrë valë dhe salca të lidhet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Supë me kunguj nga zonja Albana
Supë me kunguj
Përbërësit:- 2 kunguj
- 2 karrota
- 1 patate
- 1 qepë
- Gjalpë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët me vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat dhe pataten të prerë në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë buljonin me pak koncentrat perimesh. Rregullojmë shijen me kripë dhe pipër dhe e lemë supën të ziejë. Në minutat e fundit shtojmë dhe kungujt të prerë në feta. E lëmë supën të vlojë dhe më pas e kalojmë në blender duke e kthyer në supë kremoze.
-
VIDEO
Gara për Tiranën, debati në '5 Pyetjet'/ Investimi apo korrupsioni i shekullit
Gara për drejtimin e bashkisë së Tiranës ishte në fokus të diskutimit ndërmjet Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Ilir Alimehmetit nga Rithemelimi i Sali Berishës, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga thellohet skandali i Portit të Durrësit te funeral apo protestë e deri tek Partizani feston në shtëpinë e re e Broja tremb para Italisë.
-
VIDEO
Gara për Tiranën, debati në '5 Pyetjet'/ Shabani: Kjo klasë politike e ka zhytur vendin në mjerim, do të refuzohet! Alimehmeti: PD të bashkohet për 14 majin
Gara për drejtimin e bashkisë së Tiranës ishte në fokus të diskutimit ndërmjet Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Ilir Alimehmetit nga Rithemelimi i Sali Berishës, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv
-
VIDEO
Lin Delija: Piktori që i tregoi botës ferrin komunist (14.11.2022)
Piktori Lin Delija, formoi në rrugën e jetës së tij 68 vjeçare, portretin e një artist të madh e me ndikim në sferën ndërkombëtare të artit pamor. Ai shënoi me jetën dhe krijimtarinë e tij një histori të jashtëzakonshme, ku ndërthuri talentin e fuqishëm si artist, formimin në shkollat më me ndikim të artit botëror, me subjekte dhe frymëzime prej dramave të jetës së tij personale, por edhe të vendit të tij Shqipërisë, të cilën u detyrua ta braktiste në moshën 22 vjeçare, një ditë vere të vitit 1948, për shkak të represionit të pazakonte që po ushtronte regjimi komunist në çdo sferë të shoqërisë shqiptare e sidomos në rradhët e klerit katolik në Shkodër. Ai arratiset me 16 korrik 1948 së bashku me një mikun e tij, dhe kalojnë nga Thethi në Guci. Prej asaj dite, jeta e Lin Delisë, ndryshon katërcipërisht. E njëjta gjë ndodh edhe me familjene tij mbetur në Shkodër. Ai do të mund të takohej në fillim të viteve '90 vetëm me një pjesë të vogël të familjes së tij, duke mbajtur në zemër, dhimbjen e dekadave dhe pengun e përjetshëm të ndarjes me ta.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, Kadilli: Qytetarët s’besojnë se ndryshimi është Berisha, Meta dhe Basha! Nuk kanë asnjë propozim, të zgjidhet një lidership i ri
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli tha se nëse duhet të bëhet politike duhet që të qytetarëve tu jepen propozime. Për Kadillin, duhet një propozim konkret për qytetarët pasi Berisha, Meta dhe Basha nuk janë oferta e ndryshimit
-
VIDEO
Akuzat për Portin e Durrësit, Lorenc Vangjeli: Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën
Për analistin Lorenc Vangjelin, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është i besueshëm edhe kur thotë të vërtetën. Komentin Vangjeli e bëri gjatë emisionit ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa dha një përgjigje për reagimin e tij për akuzat e Sali Berishës se Basha dhe Rama kanë 40% të aksioneve.
-
VIDEO
Familja i refuzon dashurinë me ’të fortin e Beratit’ zhduket nga Rinasi 27-vjeçarja
Një marrëdhënie dashurie me djalin që nuk ia prezantoi kurrë familjes, u bë molla e shërrit që 27-vjeçarja Anxhela Hoxha të humbte gjurmët 7 vite më parë. Vajza nga Berati vë në dijeni nënën se Tori ishte djali nga njëjti qytet, me të cilin ajo kishte vendosur të largohej drejt Italisë. Refuzimi kategorik i të ëmës bëri që Anxhela asokohe një 18-vjeçare të ikte nga banesa për herë të parë në vitin 2013. Cudia në këtë histori ishte se pak para se Anxhela të zhdukej denoncon nënën e saj për dhunë në familje. Me largimin e së bijës, të shqetësuar për fatin e saj familjarët denoncojnë humbjen aty ku mësojnë edhe për akuzën që e bija tashmë e zhdukur kishte ngritur ndaj tyre. Për dy vite më radhë nuk u mësua asgjë për fatin e Anxhelës deri kur krej papritur në fillim të dhjetorit të vitit 2015 ajo shfaqety në derën e shtëpisë. Të shtangur, por edhe të lumtur njëkohësisht për familjarët kjo ishte një situatë e pazakontë. Vetëm dy ditë zgjati gëzimi, kur ende pa u çmallur mirë Anxhela largohet me pretendimin se duhej të mbaronte disa punë në qytet. Ajo u kishte pohuar prindërve se jetonte në Itali dhe se punonte si kamariere atje, por pa u dhënë të tjera detaje për personin apo njerëzit me të cilët ajo kishte të bënte. Vajza nga fshati Mbreshtan i Beratit, largohet për herë të dytë më 10 dhjetor 2015 dhe që nga ai moment nuk u kthye më. Fëmija i parë në familjen Hoxha, Anxhela është motra e një vëllai, të cilit i mungon shumë. Merita dhe Fatbardhi janë dy prindër zemërthyer që kërkojnë ndihmën e emisionit 'Pa Gjurmë' për të gjetur vajzën e humbur.