Pite me patate pa petë nga zonja Albana

17 Nëntor 2022, 11:41

Pite me patate pa petë

Përbërësit:

  • 900 gr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 2 speca
  • 150 gr proshutë e tymosur
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 80 gr djathë kaçkavall
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë jo plotësisht, më pas i grijmë në rende. Kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat të prerë në kubikë. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Vendosim në një tas patatet e grira në rende, shtojmë vezët, qepën e kaurdisur së bashku me specat, proshutën të prerë në fetëza dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Këtë masë e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.