Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës (13.11.2022)

13 Nëntor 2022, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2022-11-13 16:11:03

Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës - ky është titulli I reportazhit realizuar në një fshat që bën pjesë në Njësinë administrative të Novoselës. 30 kuintal ullinj dhe 6 kuintal vaj ulliri, nga 1500 rrënjë ullinj të mbjellë nga fermerja Marika Lena disa vjet më parë. Të siguruara edhe tregu dhe shitja. Në fshatin Aliban të gjitha gratë kanë fermat e tyre të vogla dhe udhëheqin ekonomikisht prodhimet në ullishta, në vreshta me rrush, në parcelat me agrume. Ndiqni reportazhin “Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.