Patate jahni nga zonja Albana

19 Maj, 12:04 | Përditesimi: 19 Maj, 12:04

Patate jahni

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 qepë e madhe
  • 4–5 lugë gjelle vaj
  • 1 lgj salcë domateje ose 2–3 domate mesatare
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz i grirë
  • Ujë ose lëng mishi

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe pritini në kubikë mesatarë. Mbajini në ujë të ftohtë që të mos nxihen. Në tenxhere skuqni qepën e grirë hollë në vaj derisa të zbutet. Shtoni salcën e domates dhe përziejeni pak. Nëse e bëni me domate të freskëta shtoni domatet e grira dhe i kaurdisni pak. Më pas hidhni patatet e kulluara, përziejini disa minuta me qepën. Shtoni kripë, piper, gjethen e dafinës, ujë ose lëng mishi. Mbuloni tenxheren me kapak dhe ziejini në zjarr mesatar derisa patatet të zbuten dhe gjella të trashet. Në fund shtoni majdanoz të grirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com