Speca të skuqur me hudhra e uthull nga zonja Albana

19 Maj, 11:57 | Përditesimi: 19 Maj, 11:57

Speca të skuqur me hudhra e uthull

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 4–5 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle uthull
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë

Përgatitja:

Specave u hiqet bishti dhe farat, shpëlahen dhe lihen të plota ose priten në rripa të gjatë. Skuqen në tigan me pak vaj, duke i përzier herë pas here. Pasi të jenë zbutur u hidhet kripë, majdanoz i grirë, hudhra të shtypura dhe uthull. Përzihen mirë dhe shërbehen si garniturë për gjellë ose si pjatë më vete.

MC/Shqiptarja.com