Gjellë me perime dhe qiqra nga zonja Albana

15 Nëntor 2022, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2022-11-15 11:00:54

Gjellë me perime dhe qiqra

Përbërësit:

  • 2-3 patëllxhanë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë të thatë
  • 3 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 200 gr qiqra
  • Kripë, piper, majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë specat, patëllxhanët, domatet e prera në kubikë si dhe salcën koncentrat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë qiqrat e ziera më parë dhe një gotë ujë. E lemë gatimin të marrë valë dhe salca të lidhet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.