• VIDEO

    U vodh në 2015 në Itali dhe u soll në Shqipëri, pianoja e shek. të XVIII i dorëzohet sot autoriteteve italiane! U gjet në një dyqan instrumetash muzikore

    E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, një piano antike e cila soll në Shqipëri me shpresën për tu shitur, do t’i dorëzohet sot autoriteteve italiane.

    • VIDEO

      Zjarret në vend, në Selenicë digjet një banesë dhe 300 rrënjë ullinj! Në Berat banorët i vënë flakën mbeturinave, zjarri del jashtë kontrollit (VIDEO)

      Prej disa ditësh në fshatin Lezhan, në bashkinë Selenicë për shkak të një zjarri i cili është shuar sot, janë djegur 25 ha shkurre si dhe 300 rrënjë ullinj

    • VIDEO

      Arrestohet vrasësi me pagesë, ekzekutoi Sajmir Jakun në 2016 në Rrëshen dhe nisi sagën e hakmarrjes për pazaret e drogës! Porosi nga një grup kriminal në Lezhë

      Është zbardhur vrasja e ish-drejtorit të OST-së për zonën e Veriut, Saimir Jakut, i cili u ekzekutua në një lokal në Rrëshen. Në pranga të policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë. Në banesën e autorit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 26 korrik 2022

        Titujt e gazetave për sot, nga LSI-ja ndërron emrin në Partia e Lirisë te kameleoni Ilir Meta e deri tek tabela e re me çmimet e shtëpive në çdo qytet.

      • VIDEO

        Amnistia fiskale, Klosi: Ka shumë emigrantë, nuk kam takuar njeri që të jetë kundër! Të punosh në të zezë nuk është punë e zezë

        Projektligji i amnistisë fiskalë është komentuar nga sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", ku tha se ka shumë emigrantë, ndërsa nuk konsiderohet punë e zezë nëse punon në të zezë.

         
      • VIDEO

        Ndryshimet në qeveri, Blendi Klosi në Report Tv: Shkarkimi i Ahmetajt s'ka lidhje me hetimet e SPAK! Shteti po ndjek prioritetet

        Ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme nga Edi Rama, sipas Blendi Klosit vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave.

      • VIDEO

        Dhoma e poetit të pushkatuar

        5 gushti i viti 1976 do të shënonte fillimin e fundit, në jetën e poetit dhe përkthyesit Vilson Blloshmi. Ai ishte 28 vjeç kur e arrestuan atë ditë gushti të '76-ës. Në shtëpi kishte lënë me lot në sy, bashkëshorten Djana, e cila ishte shtatzënë. Në pikëllim ishte e gjithë familja Blloshmi, e cila ishte goditur shpesh nga regjimi që prej vitit 1944. Pak muaj më parë po nga kjo shtëpi kishin marrë edhe të vëllanë Bedriun. E po ashtu do të arrestonin edhe kushëririn e tyre Gencin. Regjimi kishte përgatitur të hapte një proces të veçantë gjyqësor që e quanin "grupi i Bërzeshtës" dhe në këtë proces të shfaqej gjithë egërsia e diktaturës, për ti dhënë një tjetër hov luftës ideologjike dhe traumatizimit të shoqërisë së përçudnuar prej propagandës. Fundi i këtij procesi do të ishte tragjik. Pretenca ishte dhënë për tre dënime me vdekje, për dy vëllezërit Bedri dhe Vilson Blloshmi dhe për poetin Genc Leka, por vendimi i gjyqit do të linte në fyqi vetëm dy dënime me vdekje, për dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Bedriun do ta dënonin me 25 vjet burg, duke e bërë të përjetojë dhimbjen më të tmerrshme që mund të përjetojë një njeri, pushkatimin e vëllait që për javë më rradhë ishte lutur e kishte shpresuar se do tia kursenin jetën. Por a njihet dhembshuria në regjimet totalitare? Ai ishte i dënuar të vuante pafund, ditë pas dite e natë pas nate përfytyrimin e tmerrshëm të momentit të pushkatimit të vëllait 28 vjeçar....

      • VIDEO

        Nisin pushimet, por politika nuk merr pushim

        Ilir Meta mund të ketë një lloj distancimi nga Sali Berisha për shkak se ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Deklaratën e ka bërë publicisti Agim Baçi i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv.

      • VIDEO

        Ilir Meta distancim nga Sali Berisha? Agim Baçi: ‘Non grata’ nga Britania mund të ketë ndikuar

        Ilir Meta mund të ketë një lloj distancimi nga Sali Berisha për shkak se ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Deklaratën e ka bërë publicisti Agim Baçi i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv.

      • VIDEO

        Lë vajzën e mitur u zhduk 23 vite më parë/Mbërrin dëshmia’bombë’:Rexhep Koloshi jeton në...

        Dritë jeshile për fatin e Rexhep Koloshit, që humbi gjurmët 23 vite më parë. Ai lë vajzën e mitur dhe bashkëshorten për të emigruar drejt Maqedonisë së Veriut. Dëshmta që mbërriti pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ dha shenja jete për 47-vjeçarin nga Kukësi, për të cilin dyshohet se jeton në Podgoricë. Dëshmitari gjatë një lidhje telefonike zbuloi se Rexhepin e ka takuar afro dy vite më parë, ndërsa ka punuar me të për pak kohë. Ai i ka pohuar se quhet Rexhep Koloshi dhe se është nga qyteti verior. Dëshmitari thotë se ai është rimartuar me një tjetër grua shqiptare dhe se të paktën deri dy vite më parë ka jetuar në Podgoricë. 24-vjeçar në atë kohë kuksiani Rexhep Kaloshi u nis drejt Maqedonisë bashkë me dy shokët e tij Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi. Ishte viti 1998, kur vendosën të largoheshin nga kufiri ilegalisht, sikundër kishin bërë edhe herë të tjera. Deri në pikën kufitare shkuan me makinë. Rexhepi punonte në Maqedoni si marangoz, kur një nga shokët e tij u kthye në fund të vitit 1998 dhe me porosi të vetë Rexhepit solli në familjen e këtij të fundit një pako llokume dhe një stekë cigare për babain. Madje ai i kishte komunikuar se në janar do të vinte në Shqipëri sëbashku me pronarin maqedonas, pikërisht në janar të vitit 1999 në muajin kur ai u zhduk. Dy shokët me të cilët ai u largua Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi u kthyen ndërsa Rexhepi jo. Pasi janë pyetur nga familjarët dy bashkëudhëtarët, shokë të tij mësohet të kenë thënë se kanë mbërritur bashkë deri në Tetovë dhe më pas janë ndarë nga njëri tjetri. Sipas të njëjtave dëshmi në janar të vitit 1999 Rexhepi është parë në vëndin ku punonte si marangoz. Kunati, babai dhe një kushëri i Rexhepit u nisën drejt Maqedonisë për të komunikuar me vetë pronarin maqedonas por ai ju tha se po në janar të vitit 1999 Rexhepi kishte marrë paratë, dhe cdo gjë tjetër dukë u larguar. Djali i dytë nga 7 fëmijët e familjes Kaloshi, rezulton i humbur që prej vitesh.Vite gjatë të cilave me humbjen e tij, ai ka humbur edhe babain. Vajza që Rexhepi në moshën 1 vjeçare, sot është martuar. Bashkë me nënën jetuan në familjen e të atit për pak vite e më pas u larguan. 8 vite më parë edhe bashkëshortja e tij u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë që i mori jetën. Pjesa e mbetur e familjes janë shpërngulur në Tiranë që prej vitit 2006. Djali i hedhur i familjes Kaloshi u mungon ende sot, me një shenjë dalluese, një të carë në anën e djathtë të fytyrës, ai ka një ngjashmëri të madhe me një nga vëllezërit. Shabani i cili e kërkon në studion e ’Pa gjurmë’ ngjan me të vëllanë si dy pika uji. Nëna vuan mungesën e djalit, me një brengë në shpirt, nga e cila nuk ngriti më kokë.

      • VIDEO

        'Jemi favorit për t'u kualifikuar', Duro flet për Laçin europian: S'mund të shkojmë deri në grupe, s'e prisja eliminimin e Partizanit dhe Tiranës

        Trajneri i Laçit Shpëtim Duro nuk i trembet moldavëve të Petrocub në Kupat e Europës. Në intervistën për Report TV ai thotë se kurbinasit janë favoritë për të kaluar në turin e tretë të Conference League, ndërsa nuk pranoi ta cilësonte si objektiv kualifikimin në fazën e grupeve.

      • VIDEO

        Ben Andoni për Report TV: Begaj duhet të ketë një qasje të tij për Kosovën

        Ben Andoni thotë se presidenti Begaj duhet të ketë një qasje të tij për Kosovën

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv