-
VIDEO
Braçe në Report Tv: Amnistia fiskale s'duhet të nisë pa zbatuar rekomandimet e Moneyval! Të parandalohet pastrimi i parave të pista
Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv ka folur për amnistinë fiskale duke thënë se duhet të miratohet por fillimisht qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e Komitetit Moneyval për parandalimin e parave të pista.
-
VIDEO
Debatet me Krifcën, Braçe në Report Tv: Nuk më intereson karrigia e ministres, duhen reforma në bujqësi, të vendoset bursa e çmimeve
I ftuar në Report Tv, deputeti Erion Braçe është ndalur në debatet që ka zhvilluar herë pas here me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes personal, madje nuk synon as vendin e ndonjë ministri, por i gjithë shqetësimi i tij janë problematikat e bujqësisë. Sipas tij, ka ardhur koha që të merren reforma në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor.
-
VIDEO
Miratimi i hartës së re gjyqësore/ Helsinki: Ka kosto për qyetarët, i cënohet aksesi në drejtësi
Për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, harta e re gjyqësor e miratuar ditën e sotme nga qeveria shqiptare cënon aksesin në drejtësi të personave që janë në kushte të vështira ekonomike.
-
VIDEO
Ironia e fatit/Kërkon vajzën nga martesa e parë, mëson live zhdukjen e ish-gruas
Resmi Haxhiaj është 68-vjeçari nga Mallakastra, i cili kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të bijës. Për shkak të rrethanave foshnja u mbajt në maternitetin e Vlorës, pasi nëna përfundoi në spitalin psikiatrik pasi tentativës për vetëvrasje pas lindjes. Teksa rrëfen këtë ngjarje të rëndë të jetës, burri tregon me detaje si mundi ta shpëtonte të shoqen nga vdekja dhe si ndodhi ndarja prej saj. E kush do ta mendonte, që gruaja për të cilën Resmi Haxhiaj foli gjatë në studio, e cila solli në jetë vajzën që e bëri baba për herë të parë ishte 71-vjeçarja Drita Çakallozi, e cila sot rezulton e humbur. Për ironi të fatit babai kërkon vajzën, ndërsa mëson live për humbjen e ish-bashkëshortes së tij. Për Resmiun ishte shokues, në të njëjtën kohë habi lajmi, por edhe e pabesueshme sesi ’Pa Gjurmë’ ishte bërë sebep i përkimit krejt rastësor mbi ngjarjet e së shkuarës.
-
VIDEO
U zhdukën pa lënë gjurmë/Gjenden të vdekur dy baballarët, njëri në Fier, tjetri në Vlorë
Dy baballarë u zhduken nga banesat e tyre në fillim të muajit korrik, nga qytete dhe në rrethana të ndryshme, fatkeqësisht për të dy pasditen e kësaj të enjte’Pa Gjurmë’ përcolli lajme tronditëse. Për 41-vjecarin Artur Buzhiqi humbur më 9 korrik, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Fier familja ngre dyshimet se mund të jetë vrarë. Ndërsa paraditen e të mërkurës u gjet i dekompozuar trupi i pajetë i 50-vjeçarit Gëzim Racaku, i humbur që prej datës 5 korrik. 41-vjeçari Artur Buzhiqi babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga e motra Rajmonda Buzhiqi, ajo e cila e tronditur ngriti dyshimet se i vëllai mund të jetë vrarë.
-
VIDEO
Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t! Xhafaj në Report Tv: Liderët e UÇK ende në burg, krimet nuk janë vërtetuar! Kur do hiqet kjo baltë?
Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Studio Live" nga Arbër Hitaj për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur 'non grata' disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
-
VIDEO
Berisha në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar? Kadilli: Nëse është, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh! Për korrupsionin, çdo demokrat e ndjen veten viktimë
Shpallja 'non grata' e Sali Berishës edhe nga Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë efekt të madh. Kështu nënkuptoi anëtari i Rithemelimit, Fatbardh Kadilli duke komentuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur 'non grata' disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
-
VIDEO
Lajm tronditës! Njëri u vetëvra, tjetrin e vranë? Gjenden të vdekur dy baballarët, njëri në Fier dhe tjetri në Vlorë! Flasin familjarët
Dy baballarë u zhduken nga banesat e tyre në fillim të muajit korrik, nga qytete dhe në rrethana të ndryshme, fatkeqësisht për të dy pasditen e kësaj të enjte’Pa Gjurmë’ përcolli lajme tronditëse. Për 41-vjecarin Artur Buzhiqi humbur më 9 korrik, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Fier familja ngre dyshimet se mund të jetë vrarë. Ndërsa paraditen e të mërkurës u gjet i dekompozuar trupi i pajetë i 50-vjeçarit Gëzim Racaku, i humbur që prej datës 5 korrik.
-
VIDEO
‘Gruaja në spital, vjehrra më zhduku fëmijët’/ Qan babai, një muaj pa i parë
Krenar Memaj, 46-vjeçari nga Berati kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, pasi prej 1 muaji nuk ka asnjë të dhënë për dy fëmijët e tij të mitur, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 6-vjeçar. Ata për herë të fundit u panë më 20 qershor të këtij viti, pasi të miturit iu morën Krenarit nga Policia e Durrësit dhe nuk iu dha asnjë informacion për fatin e tyre. E gjithë kjo ndodhi e ka zanafillën në vitin 2013 kur Krenari u njoh me mblesëri me Emrie Menën, një vajzë nga Dibra, por që jetonte në Durrës. Çifti filluan jetën në qytetin bregdetar, ndërsa 1 vit më pas u bënë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë, ndërkohë që Krenari dhe Emria nuk ishin të celebruar. Ajo mori mëmësinë Emrie dhe mbiemrin e saj, Mena, ndërsa atësia e Krenarit apo mbiemri i tij nuk ishte i shkruajtur asgjëkundi. Diçka e tillë bëri që mes çiftit të nisnin konfliktet e para. 46-vjeçari kërkonte që të celebrohej me Emrien dhe jeta të vazhdonte normalisht, por ajo i thoshte se një gjë e tillë nuk mund të bëhej, pasi do të humbiste përfitimin e një shume prej 80 mijë lekësh të vjetra që merrte nga Bashkia e Dibrës. Krenari kurrë nuk e mësoi se për cilën arsye gruaja e tij e përfitonte këtë shumë, ndaj sot ka dyshime të forta për të kaluarën e Emries, nisur dhe nga fakti që ajo kurrë nuk pranoi të bënte celebrimin me të. Në qershor të vitit 2016 vjen në jetë fëmija i tyre i dytë, djali, i cili gjithashtu mori vetëm mëmësinë dhe mbiemrin e saj, ndërsa babai biologjik nuk figuronte në asnjë dokument. Zënkat mes çiftit kanë qenë të shpeshta, deri kur në maj të 2022-shit ndodh diçka e papritur në familjen e tyre. Emria niset në Dibër për të marrë pagesën prej 80-mijë lekësh nga Bashkia, mirëpo atje vëllai i saj e kërcënon me thikë dhe në sy të saj e të fëmijëve, rreh babain e moshuar. Kjo ndodhi u shenjua thellë në mendjen e Emries duke lënë kështu pasoja të rënda në gjendjen e saj mendore. Kur u kthye në Durrës ishte agresive, rrihte fëmijët dhe zihej me bashkëshortin. Ndërkohë që shëndeti i saj përkeqësohej, familja vendosi ta dërgonte në spitalin psikiatrik, ndërsa 2 fëmijët e mitur iu dhanë motrës së saj Flutura Tota, e cila banon në kryeqytet. Pas shumë përpjekjesh, Krenari arrin t’i marrë fëmijët, por 1 muaj më parë ai shoqërohet në komisariatin e policisë së Durrësit, pasi ishte akuzuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe. Kështu, fëmijët përfundojnë në duart e policisë ndërsa Krenari doli para gjykatës, ku për çudi i shpëtoi një dënimi me burg, mirëpo sipas urdhrit të mbrojtjes që kishte përfituar bashkëshortja, ai duhet t’i qendronte asaj 150 metra larg. Prej asaj dite, as gjykata dhe as policia e Durrësit nuk e kanë njoftuar Krenarin lidhur me fatin e dy fëmijëve të tij.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Agalliu: Marrim pjesë me PS në çdo tryezë për integrimin e Shqipërisë! Zbardh detaje nga mbledhja e deputetëve të PD
“Besoj fort që opozita do të marrë pjesë në çdo akt që kërkon integrimi europian i vendit”, tha deputeti i PD, Arbi Agalliu duke thënë se nuk do të bëjnë asgjë që pengon anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Situata në PD/ Gështenja: Të mos përsëritet 6 marsi, nëse shkojmë të ndarë në zgjedhje s’fitojmë asnjë bashki
Gështenja tha për gazetarin Andi Kapxhiu, se takimi ishte informal dhe se ishte më tepër një kafe mes miqsh, por që u diskutua edhe për situatën në PD. Duhet të punojmë për bashkim, theksoi Gështenja, i cili tha se do të ishte një gafë shumë e madhe nëse PD do të përsëriste një 6 mars të dytë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 20 korrik 2022
Titujt e gazetave për sot, nga BE hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë te kontejneri me banane dyshohet se transportonte kokainë e deri tek Europa malore e Tiranës nuk i hapen..."negociatat".