• VIDEO

    Ish-kryeministri ‘Non-grata’ edhe nga Britania/ Vangjeli: Asgjë e re! Ka një betejë të vetme për të bërë, Saliu duhet të mund Berishën

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka njoftuar vetë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

  • VIDEO

    Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi në 'Kontrast': Kurorëzim i një pune të filluar që në 1992! Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë

    Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.

  • VIDEO

    Shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Britania, Krashi për Report Tv: Sinjale që drejtësia duhet të veprojë

    Lavdrim Krashi, me diplomaci u shpreh, që ky nuk është një lajm i mirë në vetvete për Shqipërinë, por nga ana tjetër çoi një mesazh për të gjithë ato që abuzojnë me taksat e shqiptarëve dhe kryejnë korrupsion

  • VIDEO

    Një i ri gjendet, një grua humbet/Lot gëzimi për fierakun, apel për gjetjen e 61-vjeçares

    Një tjetër rast urgjent ai i një 61-vjeçareje u denoncua pasditen e kësaj të premte. Naze Ago nga Delvina rezulton e humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës. Kërkimet nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfshatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës. ’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër. Kjo është hera që largohet nga shtëpia. 61-vjeçarja ka dalë e veshur me një bluzë të bardhë, një palë tuta të zeza dhe atlete me dy ngjyra të ndryshme.

  • VIDEO

    Lë nusen për një tjetër gjendet pas dy viteve fieraku Edison Xhulaj! Denoncohet një tjetër humbje, ’Pa Gjurmë’ në kërkim të Naze Agos

    Një i ri u gjet, një grua humbet! Pasditen e kësaj të premte emisioni ’Pa Gjurmë’ shpalli gjetjen e Edison Xhulaj nga Fieri, i cili u zhduk dy vite më parë. Një rast urgjent u denoncua nga familjarët e 61-vjeçares nga Delvina. Naze Ago ka humbur gjurmët më 16 korrik të këtij viti.

  • VIDEO

    Frrok Çupi në Report Tv: Berisha më keq se Saddam Hyseini! Do jetë Non Grata edhe në vende të tjera! Ta shpallin edhe qytetet e Shqipërisë

    Berisha konfirmoi ditën e sotme se u shpall Non Grata edhe nga Britania e Madhe. Për këtë, si ish lideri komunist Enver Hoxha ish kryeministri i Shqipërisë u ka 'shpallur luftë' amerikanëve, duke drejtuar gishtin nga Sorosi

  • VIDEO

    Arrestimi i 14 zyrtarë të policisë së Shkodrës, prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rustemi nxit reagimin e gazetarëve: Lufta e tij kundër kanabisit, model

    Një hetim i Prokurorisë së Shkodër ka zbuluar abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, në periudhën 2020-2021. 14 zyrtarë të kësaj drejtorie ranë në pranga, ndërsa urdhër arresti u lëshua edhe për ish-shefin e rendit të Shkodrës, Saimir Rustemi, të cilin 1 muaj më parë, pasi zbuloi me qindra parcela drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe, e transferuan me ulje në detyrë, në sallën operative të Policisë së Dibrës.

  • VIDEO

    Frikë për sulm terrorist në Durrës, muxhahedinët e MEK për Report Tv: Kërcënimet e regjimit iranian s’janë gjë e re! Samiti do të bëhet

    Muxhahedinët e MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, e konsiderojnë jo diçka të re rrezikun për një sulm terrorist që ambasada e SHBA paralajmëroi dje se mund të bëhej në një aktivitet që zhvillohet atje sot dhe nesër.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 22 korrik 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama drejt një qeverie të re te Sali Berishës i vjen mandata edhe nga Britania e Madhe e deri tek Vllaznia tremb rumunët e Laçi heroizëm me 10 lojtarë.

    • VIDEO

      Braçe në Report Tv: Kriza ekonomike do të vijojë, qeveria të marrë paketa të tjera ndihmëse

      Ndalur në krizën ekonomike që ka goditur të gjithë botën, deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në Report Tv tha se një goditje shumë e rëndë do të vijë për vendin tonë. Braçe u shpreh se qeveria duhet të marrë masa të tjera, të mbështesë financiarisht pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, si edhe më e rëndësishmja duhet subvencionuar eksporti dhe prodhimi i farës së grurit.

      “Nuk ka krizë kur ka rritje ekonomike, jemi në trendin e rritjes ekonomike. Është një goditje shumë  e rëndë që po vjen, inflacioni kryesisht i importuar, natyrisht nuk duhet lejuar që të prekë forcat prodhuese, krahun e punës të ardhurat e punës, nuk duhet të cenojë rrjetën tonë sociale. Ka ardhur momenti. Pres të ketë rishpërndarje për sektorin e bujqësisë. Grurin në vjeshtë duhet ta subvencionojmë që nga eksporti dhe prodhimi i farës së testuar brenda vitit, e bëjnë por për të prodhuar farën shkojnë në Kosovë. Ta bëjnë këtu. Pres rishpërndarje të rrjeta jonë sociale, pensionistë të ndihmon, me ndihmë ekonomike të ndihmohen përtej masës së ndihmës ekonomike, invalidët e punës”, tha Braçe.

      •  
    • VIDEO

      Kërkesa për rikthimin e basteve sportive online, Braçe: Sporti s'bëhet kështu! Prej basteve vetëm degjenerohet

      Deputeti socialist Erion Braçe ka folur në 'Repolitix' për kërkesën e FSHF që të rikthejë bastet sportive online duke theksuar se është kundër. FSHF po zhvillon diskutime me Ministrinë e Sportit që të rikthejë bastet online dhe një pjesë e taksave të tyre të shkojnë për sportin. Por Braçe thotë se ndërhyrja u mbështet nga të majtë e të djathtë.

      "Kush flet për nevojën e basteve nuk është specialist. Nuk e shikon, nuk ka vënë mend nga problemi i madh social që shkaktuan bastet masive në çdo kat të parë pallatit në këtë vend, nuk kanë nxënë asgjë. Kush do e ndalojë një bandit ta bëjë në mënyrë ilegale. Pse si ndalon sot shteti, me ca merret policia e shtetit.

    • VIDEO

      Braçe: Ka ardhur koha që PS të ndryshojë, dembelët t’i largojmë nga administrata e ekzekutivi, nuk i duroj dot

      Deputeti Erion Braçe thotë se Partia Socialiste duhet të ndryshojë dhe të largohen nga ekzekutivi por edhe administrata njerëz pa objektiva. "Nuk me shqetëson opozita dhe çfarë bëmë me veten e qytetarët. Mua më shqetëson qeverisja. Ne duhet të ndryshojmë për të vendosur një standard të ri. Atë 5-vjeçarin e negociatave. E kemi mundësinë të jemi tjetër vend pas 5 vitesh, duhet të hapemi të dëgjojmë shumë të jemi konkretë. Njerëz që nuk kanë qëllime, objektiva brenda një ekzekutivi, administrata duhet të largohen, janë dembelë. Nuk i duroj dot. Shqetësimi im është përmirësimi i qeverisjes”, tha Braçe.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv