-
VIDEO
Ylli Merja: Si të mbrohemi nga rrezet e diellit në temperatura të larta
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja dha disa këshilla se sit ë mbrohemi nga rrezet e diellit në temperaturat e larta.
-
VIDEO
Speca të kuq me salcë kosi nga zonja Albana
Speca të kuq me salcë kosi
Përbërësit:
- 4 speca të kuq
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- ½ tufë majdanoz
- 250 gr salcë kosi
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pastrojmë specat nga farat dhe i vendosim të piqen. Më pas largojmë lëkurën dhe i presim në copëza mesatare. Tek salca e kosit shtojmë hudhrat e shtypura, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E trazojmë salcën më specat dhe e kemi gati për t'a servirur.
-
VIDEO
Qofte me salcë dhe pure në tavë nga zonja Albana
Qofte me salcë dhe pure në tavë
Përbërësit:
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 2 feta bukë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj mustardë
- 1 lgj vaj ulliri
- ½ lgj uthull
- Majdanoz, nenexhik
- Kripë, piper
Për salcën:
- 2 kokrra domate
- 3-4 karafil
- 1 lgj salcë domate
- 1 lc sheqer
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
Për purenë:
- 500 gr patate
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj gjalpë
- 200 gr djathë kaçkavall
- ½ tufë majdanoz
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit e brumit të qofteve. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë kemi vendosur patatet të ziejnë.
Fillojmë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën e grirë imët. Më pas shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë për pak minuta. Shtojmë erëzat dhe e lemë salcën të lidhet. Ndërkohë skuqim qoftet dhe i vendosim në tiganin e salcës. Në fund shtojmë domatet qershi të cilat i kemi aromatizuar me karafil. E spërkasim me majdanoz dhe e vendosim në furrë për 30 minuta. Në fund përgatisim purenë e patates më të cilën do të shoqërojmë qoftet më salcë.
-
VIDEO
Rikthimi në politikë? Batuta e Gjinushit: Boll u rikthye njëri!
Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, i pyetur nëse do të kërkojë nëse do të këtë një rikthim të tijin në politikë, Gjinushi u shpreh se nuk ka ambicie, ndërsa bëri një batutë për rikthimin e Berishës, për të cilin u shpreh se ‘boll’ u rikthyer njëri.
‘Nuk kam ndërmend, nuk lidhet me asnjë ambicie timen! Boll u rikthye njëri! (Qesh)’- tha Gjinushi.
-
VIDEO
'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023
Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.
-
VIDEO
Martin Kiri për Report TV: Dorëheqja e Boris Johnson u vonua, duhej të largohej më parë
Gazetari Martin Kiri ishte i ftuar në Studio Live nëpërmjet Skype ku komentoj situatën politike në Mbretërinë e Bashkuar
-
VIDEO
Kulluri në Report Tv: Vendos Këlliçi në PD kur flas unë, kush është ky? Ça do ndodhë në shtator? Do bëjnë zgjedhje, do humbin
Gjatë fjalës së tij në Report Tv, ish anëtari i Këshillit të PD-së Ervin Kulluri përpos se shfaqi skepticizëm ndaj situatës së PD-së, në fjalën e tij u vunë re dhe nota pesimizmi. Kulluri tha në Report TV se fjalën e tij brenda partisë ja vendos Belind Këlliçi, të cilin e ironizoi për aktivitetin e tij brenda partisë.
‘S’është parti është sekt. Vendos Këlliçi kur flas unë, kush Këlliçi ky më fal?
Baçi: Jo s’ vendos Belind Këlliçi është një ndër figuratr më të mira, ndër më akitivët
Kulluri: Po po, të gjithë aktiv kanë qenë, ne kemi qenë pasiv, të gjithë aktiv paskan qenë, Po ik tani më tregon mua akivët.
Për situatën në shtator të PD-së, ish anëtar i Këshillit të PD-së u shpreh se do të ketë humbje.
'Hiç o kot Deja Vu. Bëjnë mitingje, bëjnë sikur bëjnë zgjedhje. Do humbin. Do gjejnë një më keq se Luli. Se shiko, Selami, Shehi, Basha e njëjta gjë. Se dëgjova dhe një perlë, do harroni dy Berishat e mëparshme, do vij Berisha i tretë. Po s’ka me lezet.'- tha ai.
-
VIDEO
Tirana përballet me Dudelange në 'Air Albania', klubit shqiptar i duhen 2 gola për kualifikim në turin e dytë
Në orën 20:00 të mbrëmjes së kësaj të marte nisi sfida e Tiranës me Dudelange në stadiumin 'Air Albania'. Në këtë sfidë të dytë, klubit shqiptar i duhen 2 gola për të marrë fitoren por deri tani, rezultati mbetet 0-0.
-
VIDEO
Situata në PD, Baçi në Report Tv: Deputetët që ndjekin lojën e Alibeajt, ndalojnë misionin e partisë! Kulluri: ‘Rithemelimi’, bashkëfajtor aq sa Basha
Ecuria e opozitës përballë një mazhorance e cila ka 9 vite në pushtet është një ndër çështjet më të diskutuara. E tillë ishte dhe tematika në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj
-
VIDEO
Garo në Report Tv: Protesta e 7 korrikut bashkoi PD-në! 'Berisha 3' do të udhëheqë opozitën e do të rikthehet si kryeministër
Floriana Garo, thotë se PD tashmë me udhëheqjen e Sali Berishës është më e bashkuar dhe se protesta ishte një manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën. Garo tha se Berisha 3 tashmë e ka një sfidë që të jetë më i mirë se Berisha 1 dhe Berisha 2, dhe të rikthehet si kryeministër i vendit.
-
VIDEO
Policia e pa në rrugë, s’e ndaloi/Flet nëna e të zhdukurit:Ishte i stresuar, s’foli me asnjë
Një tjetër rast urgjent u denoncua pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Familjarët kërkojnë ndihmën e programit për gjetjen e 41-vjecarit Artur Buzhiqi nga Durrësi. Babai i tre fëmijëve është larguar që prej datës 9 korrik të këtij viti nga Ura e Dajlanit mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Nënë Bukurie dhe bashkëshortja e tij Fiqiretja bëjne apel për ndihmë, ndërsa thonë se 41-vjecari kishte shfaqur probleme me kujtesën afro një vit më parë. ’Arturi doli nga banesa mbrëmjen e 9 korrikut, ditën e shtunë. Një fqinj e ka parë përballë pasticerisë afër shtëpisë dhe tha se dukej i mërzitur. Kur doli nga shtëpia rreth orës 20:00 të mbrëmjes ishte rënduar nga ana shëndetësore, pasi kishte probleme me kujtesën dhe stresin. Dy orë më pas e ka parë edhe një punonjës policie. Ai dilte dhe shëtiste vetëm, por gjithmonë kthehej në shtëpi vetë. Ditën që humbi gjurmët pati të veshur një bluzë të bardhë me pika dhe një palë pantallona të shkurtra. Me vete nuk mori asgjë tjetër, as mjet identiteti apo telefon. Nuk e di nëse ka pasur para me vete’- u shpreh nëna Gjatë transmetimit live mbërritën një lumë informacionesh, ndërsa dy janë qytetet ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 41-vjecari. Qytetarët flasin për disa zona në qytetin bregdetar ku pretendohet të jetë parë Arturi, si dhe një tjetër pistë është qyteti i Mamurrasit nga ku mjaft qytetarë të këtij qyteti u vunë menjëherë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë kërkimeve në terren për të zbuluar gjurmët e durrsakut të humbur. ’E kam parë sot në orën 11:00, kur erdhi tek unë mori një palë atlete tek lulishtja në Durrës. Kishte një kapele dhe ngjante shumë me Arturin. Kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë gri’ ’E kam parë dje në orën 11:00 në Mamurras dhe jam i sigurtë që është ky. Bazohem nga foto. Dukej që kishte probleme. Kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë të hollë sportive në ngjyrë gri. Kishte dhe një çantë të zezë dhe ishte i uritur’ ’Arturi ndodhet në Mamurras në një banesë. Atë zotërinë e zbrita në Mamurras 4 minuta më parë tek një banesë’
-
VIDEO
Nutricionistja: Mësoni gjithçka që duhet të dini për kafen dhe si ndikon ajo në shëndetin tuaj
Kafja është një nga shoqëruesit më të mirë të shumicës së njerëzve në mëngjes. Por shpesh herë konsumimi I saj është vënë në mëdyshje për shkak të studimeve të ndryshme. A duhet të konsumojmë kafe? Cilat janë oraret e përshtatshme që nuk na krijon probleme në organizëm? Nutricionistja Teneda Luli, në emisonin “Rreze Dielli” tregoi gjithçka që duhet të dini në lidhje me konsumimin e kafesë.