Një lagje e re në Zall Herr

4 Shtator 2022, 15:21 | Përditesimi i fundit: 2022-09-04 19:58:44

Veri Jug cel siparin e sezonit të ri televiziv me një reportazh kushtuar lagjes së re në Njësinë Administrative të Zall Hëerrit. Pas tërmetit katastrofal të vitit 2019, janë mbi 300 familjet që kanë përfituar shtëpi të reja, vila rezidenciale dhe ndihma financiare për riparimet e shtëpive të dëmtuara. Në lagjen e re janë ndërtuar plot 49 vila rezidenciale, që të gjitha falas për banorët që ju shembën shtëpitë, sidomos për ata të fshatrave lart në mal. Banesa plot dritë me një, me dy dhe me tre dhoma. Shetitore të reja, qendra e re sociale, një shesh I vogël si vendpushimi dhe një kënd lojrash për fëmijë. Këto dhe të tjera, të djelën, në Veri Jug, ora 14.30, në reportazhin e realizuar nga gazetari Agim Pipa.