• VIDEO

    Myfarete Laze, një zë i fuqishëm i këngës shqiptare rrëfen emocionet e një jete në skenë

    Në një intervistë në emisionin  “Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Nostalgji’ ishte e ftuar këngëtarja Myfarete Laze. Me një karrierë mbi 35 vjecare, pothuajse një jetë në skenë. Në këtë rrëfim pa dorashka ajo tregon emocionet e saj si artiste.

  • VIDEO

    Tavë lëmi – gatim tradicional nga zonja Albana

    Tavë lëmi – gatim tradicional

    Përbërësit:

    • 4 thela mish viçi
    • 2 kokrra qepë
    • 1 spec i kuq
    • 2 lgj gjalpë
    • 2 vezë
    • 2 gota kos
    • 1 gotë lëng mishi
    • 1 lgj niseshte
    • spec i kuq pluhur
    • kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Mishin e kemi zierë më parë dhe lëngun e mishit e ruajmë. Ndërkohë në një tigan hedhim pak vaj dhe gjalp, I kaurdisim dhe më pas shtojmë qepën dhe I kaurdisim. Në një tas rrahim vezët, niseshten  dhe shtojmë kosin dhe i përziejmë së bashku. Ndërkohë në tigan shtojmë specat i kaurdisim pak minuta dhe më pas shtojmë mishin që ziem më parë dhe lëngun e mishit, si dhe erëzat i lëmë të ziejnë për pak minuta, më pas masën e hedhim në një tavë. Mbi tavë shtojmë masën e përzierë me kos dhe vezë. E vendosim në furrë për 180 gradë Celsius dhe pas pjekjes e lëmë të ftohet pak, më pas është gati për servirje.

  • VIDEO

    Speca të mbushura nga zonja Albana

    Speca të mbushura

    Përbërësit:

    • 3 speca të kuq
    • 400 gr bukë ose galetë
    • 250 gr mish i grirë
    • 1 vezë
    • 3 acuge
    • djathë të grirë
    • majdanoz
    • kripë, piper
    • Përgatitja:

    Fillimisht specat e kuq që më parë I kemi pjekur, I heqim lëkurën, I hapim dhe I heqim farat. Ndërkohë në një tas marrim mishin e grirë, hedhim vezën, galetën, djathë të grirë, kripë, piper dhe i përziejmëtë gjitha sëbashku. Në një tavë një e nga një marrim specat të cilët më parë i kemi mbushur me masën e mishit të grirë, dhe më pas me acuke, dhe djathë të grirë, i vendosim në rresht në tavë. Më pas i vendosim në furrë në temperaturë mesatare për tu pjekur.

  • VIDEO

    Mali i Çikës betejë 4 ditore me zjarrin, shkrumbohen mbi 13 ha pyje, tymi shqetëson pushuesit

    Prej 4 ditësh, vijon zjarri në Malin e Çikës duke u shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje e pisha. Deri tani janë djegur rreth 13 hektarë në total.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 korrik 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga "bosja" e inceneratorëve që pastron te pallati i deputetëve te sa mund të trondisë elitën politike lajmi që dha ambasadorja Kim e deri tek luhen 550 mijë euro Partizan tunde...rrjetën!

  • VIDEO

    Kasketa - 12 aventura në Tiranë/ Shkalla e Tujanit

    Shkalla e Tujanit eshte nje gryke e ngushte 1000 metra e thelle, rreth 10 km larg nga Tirana, e care nga gelqeroret e vargut malor Kruje-Dajt nga lumi i Tiranes. Shkalla e Tujanit eshte kufiri gjeografik qe ndan malin e Brrarit nga ai i Dajtit. Si pasoje e dukurive karstike jane krijuar mjaft shpella ende te panjohura. Ne te dale te grykes, lumi i Tiranes ka formuar kanione te ngushta, mjaft te bukura per tu eksploruar. Per te shkuar ne Shkallen e Tujanit do te ndiqni rrugen nga Tufina, e njohur si nje pike fundore te Tiranes, ku ndodhen dhe varrezat e qytetit. Pas Tufines rruga te con drejt fshatit te Brarit, nje fshat i bukur pjesa kryesore e te cilit eshte i vendosur ne nje koder te gjelberuar ne anen e majte. Vazhdon udhetimin pasi le fshatin Brar dhe futesh ne nje rruge me cakull, e pashtruar, qe eshte fillimi i Rruges se Arbrit. Ky vend, dikur ka qёnё ‘arratisja’ e preferuar e ҫunave tё ‘Tironёs’, tё cilёt mbёrrinin kёtu nё biҫiklete pёr tu larё nё lumё. Megjithёse nuk ka tabela tё sakta rrugore, nёse nisesh nga Rruga e Dibrёs dhe i shkon deri ne fund asaj, duke marrё mё pas drejtimin pёr nga ura e famshme e Brrarit, vёshtirё tё gabosh. Nё ҫdo rast, vendasit janё gjithmonё udhёrrёfyesit mё tё mirё. Spot 3-5minuta audio-video, gjeografia e zones.

  • VIDEO

    Report TV - Faktorët që ndikuan në rënien drastike të Euros, flet eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli

    Për herë të parë Euro barazohet me Dollarin

  • VIDEO

    Situata në PD/ Karabina: Partia s’është e bashkuar! Të pritet vendimi i Apelit! Kuçana: S’ka gjykatë që i del kundër popullit të 7 korrikut

    Partia Demokratike vijon që të jetë e përçarë! Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Mirela Karabina, e grupit të Lulzim Bashës dhe Ilirijana Kucana e grupit të Rithemelimit, me qëndrimet në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv nuk u dakordësuan se kjo parti është e bashkuar

  • VIDEO

    Baza detare e NATO-s në Durrës, Kollçaku në Report Tv: Porti, pikë strategjike! Përmendemi nga Putini sepse jemi krah aleancës dhe SHBA-ve

    Për gjeneralin e Brigadës njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku ka folur pasditen e sotme në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj me praninë e NATO-s në vendin tonë dhe përballes së aleancës me Rusinë

  • VIDEO

    ‘Kam frikë, nuk dua t’ju lë vetëm’/Vajza zbulon në ‘Pa Gjurmë’ fjalët e fundit të babait

    Doli nga banesa, kur fëmijët ishin në gjumë zhduket 50-vjeçari vlonjat. Gëzim Racaku i cili rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti iku nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’, orët e para të mëngjesit, në fshehtësi. Ai jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni. Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit. Teksa i drejtohet për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, vajza e tij Zhaklina Racaku sqaron se kjo nuk është hera e parë, që Gëzimi ikën nga banesa. Mes lotësh, e bija flet për bisedën e fundit që pati me atë atin e zhdukur dhe si e paralajmëroi ai ikjen e tij. ’Kur u zgjova nga gjumi babai nuk ishte në shtëpi. Dyshoj se është larguar shumë herët në mëngjes, ndërsa e kërkuam për orë të tëra atë ditë, një fqinjë e jona na tha se e kishte parë në orën 15:30 në zonën e Skelës në Vlorë, vetëm. Babai kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe shpesh mendonte t’i jepte fund jetës. Ai është larguar edhe herë të tjera, por vetëm për disa orë, por është kthyer sërish. Im atë vuante nga depresioni dhe gjëndja e tij ka qenë e rënduar kohët e fundit. Çdo gjë e ka lënë në shtëpi. Ka dalë i veshur me një bluzë gri, një palë pantallona të zeza dhe një palë shapka të zeza. Kemi bërë denoncim në polici, por deri tani asnjë informacion. Ai e paralamëroi largimin e tij, kur më tha se i vinte keq për ne, se mund të na linte. Unë nuk e mendova se do të ikte në këtë lloj forme. Ai ka afro 8 vite që vuan nga depresioni. Shkonte gjithmone tek plazhi i vjetër në Pyllin e Sodës, kemi kontrolluar atje, por s’kemi gjetur asnjë gjurmë. Nëse më dëgjon i lutem babit të kthehet. Gjatë transmetimit live një dëshmitar pretendon se e ka parë 50-vjeçarin, ditën e martë tek stacioni i fundit në zonën e Skelës. ’Gëzimin e kam parë në orën 16:00 tek stacioni i fundit në Skelë. Unë e njoh atë person se kemi pirë kafe bashkë, jetojmë afër njëri tjetrit. E kam parë të ulur në bordurë dhe kishte vënë duart në kokë. Nuk e mora me mend se mund të ishte larguar nga shtëpia, pasi e dija që ai kishte probleme dhe shpesh e shihja më parë që shëtiste vetëm’- tha dëshmitari nga Vlora

  • VIDEO

    Nga Cirku te 'America's Got Talent', 2 shqiptarët për Report Tv: 6 vite punë për atë numër! Përfaqësuam Shqipërinë denjësisht

    Gjithçka nisi në atë tendën e vogël të Cirkut Kombëtar shqiptar, që sot nuk ekziston, e më pas duke arritur në skenën më të madhe të talenteve 'America's Got Talent'. Kryefjala e ditës së sotme ka qenë performanca e jashtëzakonshme e vëllezërve Balla në SHBA në këtë shou të talenteve , një sukses i cili nuk ka ardhur aspak rastësisht.

    • VIDEO

      Aventurat e rrezikshme të turistëve, tur-operatori për Report Tv: Mendojnë se njohin territorin! Guida jo-profesionale, nuk bëjnë trajnime

      Tur-operatorit Rigers Beqirit dhe biologia  Aurora Piroviç, të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu thonë se aventurat e rrezikshme të turistëve lidhen me praninë e guidave jo-profesionale dhe të pa licencuara  he në shumë raste në eksplorimin  e zonave të ndryshme ata mendojnë se e njohin territorin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv