• VIDEO

    Presidenti, Dashamir Shehi kandidati i parë i opozitës

    Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 maj 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Zhiti tek Ina Rama, Bregu e Neritan Ceka emrat që diskutohen në PD për emrin e Presidentit të ri te për Ronelën e kryqëzuar e deri tek çfarë po nuhat Edi Rama në PS?

  • VIDEO

    Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS

    Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.

  • VIDEO

    SPECIALE/ Pavioni i Mesjetës më i vizituari në Muzeun Historik Kombëtar, drejtori: ruhen mbi 6500 artefakte, varri Ilir i Selcës në projektin e ardhshëm të UNESCOS

    Sezoni veror ka nisur dhe pikënisja për çdo turist që kërkon të bjerë në gjurmët e njohjes së historisë e Shqipërisë, janë muzetë në Kryeqytetin shqiptar. Tirana ofron mbi 8 muze intrigues, që të ndarë në periudha historike mes tyre në axhendën e një turisti nuk mund të mungojë:

  • VIDEO

    Fatos Çoçoli për Report TV: 'Nëndeklarimi i pagave, shteti humb çdo vit 23-25 mln Euro'

  • VIDEO

    Publikimi i pagave, eksperti në Report TV: Të bëhet me referendum! Taksimi i profesioneve të lira do rrisë koston e shërbimit dhe informalitetin

    Mateo Spaho, eksperti i ekonomisë është shprehur kundër publikimit të pagave një herë në vit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar.

  • VIDEO

    Aplikimi në NATO, ambasadorja suedeze: I domosdoshëm për sigurinë! S'duam që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE

    Pas shumë e shumë vitesh si një shtet neutral, Suedia vendosi të aplikonte zyrtarisht për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë, NATO-s. Kjo erdhi si pasojë i mjedisit të pasigurt që krijoi Rusia pas pushtimit të Ukrainës, siç tha edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

  • VIDEO

    Zv.ministrja Fino: Do çojmë përpara anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO! Kërkojmë ndarjen nga Maqedonia nëse në qershor nuk caktohet konferenca për integrimin në BE

    Shqipëria mbështet kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë pjesë e NATO-s. Zëvendësministrja e Jashtme Megi Fino tha në Report Tv se vendi ynë do të bëjë çmos për të çuar përpara procedurat e anëtarësimit.

  • VIDEO

    Pa Gjurme gjen nënën e zhdukur me vajzën 2-vjeçare:Nuk dua të kthehem,fëmijët e tjerë t’i mbaj burri

     

    Lë pas dy fëmijë të tjerë dhe u zhduk me vajzën 2-vjeçare më 10 maj të 2022. Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen nënë e bijë në një fshat të Lushnjes. 27-vjeçarja u largua nga banesa në fshatin Thanë, pasi përcolli për në shkollë djalin dhe vajzën më të rritur. Danjela Toska u pa nga fqinjët teksa largohej me dy valixhe në duar dhe hipi në një taksi bashkë vajzën 2-vjeçare. Pasditen e kësaj të mërkure ’Pa Gjurmë’ u lidh live me 27-vjeçaren e gjetur, ndërsa të ftuara në studio vjehrra e Danjelës, Bajame Toska dhe tezja Zarife Çili mësuan dhe arsyen e vërtetë të largimit të saj. Në hollin e Report Tv me padurim për t’i dëgjuar zërin nënës prisnin djali 6 vjeç dhe vajza 8-vjeçare që ajo la, për të cilët kërkoi të kujdeset vjehrra. E mbytur në lot e bija përmallohet teksa dëgjon zërin e nënës dhe të motrës më të vogël, ndërsa struket e emocionuar në krahët e moderatores Odeta Dume. Vajza: Më ka marrë malli mami (qan) Nëna: Dhe mua më ka marrë malli, do të flasësh me motrën? Vajza: Po Nëna: Po Lali ( djali i vogël) ku është, se motra e kërkon? Danjela Toska nuk tregoi me saktësi vendndodhjen e saj, por se ndodhej shëndosh e mirë bashkë me vajzën në një fshat të Lushnjes. Ajo hodhi poshtë akuzat nga vjehrra se është larguar me një person tjetër, duke thënë se kishte marr një shtëpi me qera dhe se nuk donte të kthehej më në banesë. Madje ajo deklaroi se ishte e disata herë që largohej, kjo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me jetë nga bashkëshorti i saj. Odeta Dume: Alo përshëndetje! Danjela Toska: Përshëndetje Odeta! Odeta Dume: Danjela është e vërtetë që të kemi nxjerr në kërkim, sepse ti je larguar me vajzën e vogël. Je mirë me shëndet? Ku ndodhesh ? Danjela Toska: Në Shqipëri jam Odeta Dume: Ti u largove, por ku je konkretisht, në çfarë qyteti? Danjela Toska: Në një fshat të Lushnjes jam Odeta Dume: Po kush të ka strehuar, me kë jeton? Danjela Toska: Me një shoqe jam. Ajo shoqja është në punë tani. Unë jam vetëm me gocën në shtëpi dhe kemi marr një shtëpi me qira. Nuk e tregoj saktësisht se ku jetoj, pasi nuk dua të më vij askush nga familjarët këtu. Odeta Dume: Po për dy fëmijët e tjerë s'të ka marrë malli që i ke lënë? Danjela Toska: Më ka marrë malli, por kam ikur për një arsye Odeta Dume: Për çfarë u largove? Danjela Toska: Atë ditë në mëngjes, unë përcjella fëmijët për shkollë dhe jam kthyer në shtëpi. Më ka marrë burri më ka lidhur me litar dhe më ka rrahur. E kam trupin akoma të nxirë. Nuk është një herë por disa ditë, ai zihej me mua duke me ofenduar dhe kërcënuar, thikën në fyt ma ka vënë. Mora vajzën e vogël dhe u largova. Më thotë vjehrra për dy fëmijët, nuk i ke me çunin tim. Odeta Dume: Të kanë akuzuar për tradhëti? Danjela Toska: Po Odeta Dume: Ti nuk do të kthehesh më në atë familje, po për fëmijët? Danjela Toska: Jo nuk kthehem. As në atë familje, as tek babai im. Do shikoj jetën time. Për dy fëmijët e tjerë le t’i mbajnë ata. Për momentin nuk jam as e lidhur me asnjë djalë, si më kanë nxjerrë ata, që e kanë thënë në televizor. Ndërsa ’Pa Gjurmë’ realizoi këtë komunikim live me familjarët në studio agravoi deri në ofendime personale debati mes nuses dhe vjehrrës. Kjo e fundit i kërkoi t’i jepte prokurën për t’u kujdesur vetë për dy fëmijët e tjerë që Danjela i ka braktisur. Vjerra: Ke lënë dy fëmijë rrugëve. Të keshë turp, se nuk ke lënë burrë pa folur. Gënjeve djalin tim dhe i more prokurën për të ikur rrugëve Tezja: Kthehu, dil hapur Vjehrra: Kam ardhur për dy fëmijë të më japi prokurën

  • VIDEO

    Momente prekëse/Pa Gjurme lidh vogëlushen me nënën e gjetur:Kthehu më ka marr malli

     

    E mbytur në lot e bija përmallohet teksa dëgjon zërin e nënës dhe të motrës më të vogël, ndërsa struket e emocionuar në krahët e moderatores Odeta Dume. Vajza: Më ka marrë malli mami (qan) Nëna: Dhe mua më ka marrë malli, do të flasësh me motrën? Vajza: Po Nëna: Po Lali ( djali i vogël) ku është, se motra e kërkon? Danjela Toska nuk tregoi me saktësi vendndodhjen e saj, por se ndodhej shëndosh e mirë bashkë me vajzën në një fshat të Lushnjes. Ajo hodhi poshtë akuzat nga vjehrra se është larguar me një person tjetër, duke thënë se kishte marr një shtëpi me qera dhe se nuk donte të kthehej më në banesë. Madje ajo deklaroi se ishte e disata herë që largohej, kjo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me jetë nga bashkëshorti i saj. Odeta Dume: Alo përshëndetje! Danjela Toska: Përshëndetje Odeta! Odeta Dume: Danjela është e vërtetë që të kemi nxjerr në kërkim, sepse ti je larguar me vajzën e vogël. Je mirë me shëndet? Ku ndodhesh ? Danjela Toska: Në Shqipëri jam Odeta Dume: Ti u largove, por ku je konkretisht, në çfarë qyteti? Danjela Toska: Në një fshat të Lushnjes jam Odeta Dume: Po kush të ka strehuar, me kë jeton? Danjela Toska: Me një shoqe jam. Ajo shoqja është në punë tani. Unë jam vetëm me gocën në shtëpi dhe kemi marr një shtëpi me qira. Nuk e tregoj saktësisht se ku jetoj, pasi nuk dua të më vij askush nga familjarët këtu. Odeta Dume: Po për dy fëmijët e tjerë s'të ka marrë malli që i ke lënë? Danjela Toska: Më ka marrë malli, por kam ikur për një arsye Odeta Dume: Për çfarë u largove? Danjela Toska: Atë ditë në mëngjes, unë përcjella fëmijët për shkollë dhe jam kthyer në shtëpi. Më ka marrë burri më ka lidhur me litar dhe më ka rrahur. E kam trupin akoma të nxirë. Nuk është një herë por disa ditë, ai zihej me mua duke me ofenduar dhe kërcënuar, thikën në fyt ma ka vënë. Mora vajzën e vogël dhe u largova. Më thotë vjehrra për dy fëmijët, nuk i ke me çunin tim. Odeta Dume: Të kanë akuzuar për tradhëti? Danjela Toska: Po Odeta Dume: Ti nuk do të kthehesh më në atë familje, po për fëmijët? Danjela Toska: Jo nuk kthehem. As në atë familje, as tek babai im. Do shikoj jetën time. Për dy fëmijët e tjerë le t’i mbajnë ata. Për momentin nuk jam as e lidhur me asnjë djalë, si më kanë nxjerrë ata, që e kanë thënë në televizor.

  • VIDEO

    Palët arritën dakordësinë, Qafoku në Report Tv: Në fund, presidenti do të jetë i PS! Nuk do e humbë këtë shans

    Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot live në Shqipëri" nga gazetari Andi Kapxhiu për zgjedhjen e presidentit të ri pasi për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes PS dhe PD. Gazetari Roland Qafoku tha se pavarësisht dakordësisë mes palëve, mazhoranca nuk do e humbë shansin që presidenti të jetë i PS.

  • VIDEO

    Ngjala furre me oriz nga zonja Albana

    Ngjala furre me oriz nga zonja Albana

    Përbërësit:

    1 kg ngjala

    500 gr oriz

    1.5 litër ujë / buljon perimesh

    1 kokërr qepë

    1-2 gjethe dafine

    70 ml vaj ulliri

    70 ml verë e bardhë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Skuqim ngjalën dhe në atë tigan ku kemi skuqur ngjalën, hedhim edhe qepën e kaurdisim dhe më pas shtojmë orizin, e kaurdisim bashkë me qepën e shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë bulionin e nxehtë e rregullojmë me kripë, piper, dafinë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Masën e hedhim në një tepsi dhe  vendosim në furrë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv