-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit, Boçi: Alibeaj ka kohë për t'u ulur me Ballën, e jo me ne! Ne duhet të kemi të drejtën e propozimit! Mazhoranca, strategji për të bllokuar procesin
Zgjedhja e presidentit të ri të vendit duhet të përbashkojë më shumë opozitën. Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë për Report Tv, por sipas tij nuk ekziston vullneti nga pala tjetër. Boçi tha se opozita duhet të propozojë emrin e kandidatit për deputet dhe se duhet një emër i përbashkët, ndërsa mazhoranca duhet të tregojë se po kryen një proces serioz
-
VIDEO
Parashikimi i horoskopit javor për datën 16-22 Maj nga astrologu Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 9 Maj deri në 15 Maj) ku sipas tij eklipsi hënor që do të ndodh së shpejti do të ketë ndikime tek të gjitha shenjat, por do të dominojë mbi të gjitha tek Akrepi, Bricjapi dhe Virgjëresha. Ndërsa paralajmërojë se do të kemi të reja në anën shtetërore dhe duhet të tregojmë kujdes në blerje.
“Kjo është një javë që duhet të tregojmë kujdes pasi kemi eklipsin hënor që na jep sinjale e na thotë të tregojmë kujdes. Shqipëria është mësuar me tërmete, është mësuar me gjithçka. Por do të ketë të reja edhe në cështjet shtetërore, këto dy javë do të dëgjojmë. Shenjat që preken më shumë nga eklipsi janë Akrepi, Bricjapët, Virgjëresha. Duhet të tregojmë kujdes në blerje dhe është periudha ideale për të filluar dietën” tha ai.
-
VIDEO
Petulla të rreme nga zonja Albana
Petulla të rreme
Përbërësit:
400 gr miell gruri
3 qepë të njoma
2 bishta preshi
1 vezë
Majdanoz
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Presim qepët dhe preshin hollë dhe i përziejmë me miellin, vezën, kripën, piperin dhe majdanozin. E punojmë mirë brumin dhe skuqim petullat në vaj të bollshëm.
-
VIDEO
Paçe e dibrës nga zonja Albana
Paçe e dibrës
Përbërësit:
3 lgj miell misri
2 lgj gjalpë
1 lgj uthull
1 kokërr vezë
3-4 thelpinj hudhër
2 lgj spec i kuq
Lëng mishi
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht sitim miellin e misrit dhe më pas e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të hapur. Shtojmë lëngun e mishit (me kripë) dhe e trazojmë për rreth 10-15 minuta që masa të mos kokrrizohet. Masa e lëngshme duhet të jetë si një supë. Pasi e largojmë nga zjarri e presim me vezë, hudhër të shtypur dhe uthull. E servirim me gjalpë të aromatizuar me spec të kuq.
-
VIDEO
Tavë preshi me krahë pule nga zonja Albana
Tavë preshi me krahë pule
Përbërësit:
500 gr presh
1 qepë e thatë
2 thelpinj hudhër
500 gr krahë pule
2 karrota
400 ml ujë ose buljon pule
2 gjethe dafine
Vaj ulliri
Salcë domate
Uthull rrushi ose limon
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e pulës nga të dy anët, më pas e largojmë mishin dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pas 5 minutash shtojmë karrotën të prerë në rrathë dhe preshin në copa të mëdha. Pasi preshi ka filluar të zbutet shtojmë salcën e domates, gjethet e dafinës si dhe krahët e pules. Hedhim ujë ose buljon në masë të përbërësve dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 30 minuta në zjarr të ngadaltë. Rregullojmë shijen me pak uthull (ose lëng limoni) kripë, piper të zi dhe piper të kuq.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 16 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga asnjë kandidat për President i rregjistruar dështon raundin e parë te njeriu i Donald Trump në Tiranë e deri tek lidhjet e shërbimit serb në Tiranë.
-
VIDEO
Veri Jug - Mysafirë në Priskën e bukur
Një udhëtim mbreslënës në fshatin Priskë në lindje të Tiranës, me destinacion takim me fermerin e vogël të një stani me bagëti, me Denis Gjokën. Mbi 200 dhi të racës vendase dhe po aq keca në vathën e mbushur me blegërima bagëtish, që të gjitha të vaksinuara dhe me shërbime veterinare, sipas kërkesave të kohës. Pas takimit me Denisin, në vreshtat e ullinjve dhe të hardhive me Florenc Shkozën, kryeplak I fshatit Priskë, me prejardhje nga një familje e vjetër autoktone nga Priska. Ndiqni reportazhin “Mysafirë në Priskën e bukur” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Veri Jug - Fshati Priskë rrëzë malit Dajt
Florenc Shkoza, kryeplak I fshatit Priskë, flet për fshatin e vendlindjes, historinë dhe traditat, fshatin që dikur ka pasur edhe një minefrë qymyrguri, ku kanë punuar qindra banorë vendas.
-
VIDEO
Veri Jug - Në stanin e Denis Gjokës
Fermeri I vogël Denis Gjoka rrëfen historinë e traditës familjare në mbajtjen e bagëtive. Në stanin lart në mal, Denisi mban mbi 200 dhi të rracës së vendit. Qumështin që mer nga dhitë familja e përpunon në një baxho të vogël.
-
VIDEO
Veri Jug - Vreshtat me ullinj të familjes Shkoza
Florenc Shkoza, kryeplak I fshatit Priskë, flet me pasion për ullinjtë e vjetër 20-300 vjecarë, trashëguar nga të parët e tij. Krahas të vjetërve, Florenci ka mbjellë edhe 40 rrënjë ullinj të rinj që kanë hyrë në prodhim.
-
VIDEO
Hedhje me parashutë, sekreti i këtij sporti ekstrem
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 14 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Edona Bilali shtatzënë për herë të parë te raundi i parë për Presidentin pa emra e deri tek kur qajnë gratë.