• VIDEO

    Zipline, sporti i aventurës për të eksploruar natyrën përrallore të Tiranës

    Fundjava i gjen të gjithë kryeqytetasit me një dëshirë të madhe për t’u arratisur nga pluhuri dhe zhurma drejt një vendi ndryshe i cili t’u falë qetësi.

    Mundësitë janë të shumta një ndër to ndodhet vetëm 18 km larg kryeqytetit dhe është fshati Petrelës ku prej disa kohësh tashmë po zhvillohet një sport i aventurës, Zip Line, ku mund të kaloni një ditë ndryshe mes ajrit të pastër, natyrës së mrekullueshme e mbi të gjitha do të përjetoni një ekperiencë unike.

  • VIDEO

    Tradita e gjysheve - gjellë me patate nga zonja Albana

    TRADITA E GJYSHEVE - GJELLË ME PATATE

    Përbërësit:

    1 kg patate

    500 gr mish

    2 lgj salcë domate

    1 lgj spec i kuq pluhur

    1 kokërr qepë

    4 lgj vaj ulliri

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën në vaj ulliri, mishin e prerë në thela e kaurdisim bashkë me qepën, shtojmë salcën dhe ujë që të ziejë. Kur shohim që mishi ka zierë shtojmë patatet e rregullojmë me erza sikurse vendosim edhe një spec djegës të paprerë ( sipas shijes) .

  • VIDEO

    Byrek pule me paçe nga zonja Albana

    BYREK PULE ME PAÇE

    Përbërësit:

    1 pako peta

    1 kg mish pule

    300 gr kos

    100 gr gjalpë

    2 lgj miell

    2 vezë

    1 thelpi hudhër

    Spec i kuq pluhur

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Marrim petat dhe i presim në diagonalisht në katër pjesë. Në një tepsi vendosim pjesët e petëve duke i spërkatur me gjalp, kur shohim që po mbaron pako e petes, dy petë i lëmë që t’i shtrojmë të plota. Bëjmë prerje si në formën e picës dhe e fusim në furrë në 180 gradë Celsius për 25 minuta ( në varësi të furrës). mishin e zierë e bëjmë copëza të vogla e spërkasim me erza , në një tas vendosim kosin, vezët, dhe i rrahim me një tel kuzhine, shtojmë miellin gradualisht derisa të përfitojmë masën e trashë të qullit. Këtë masë e zhvendosim në një tenxhere ku të marri pak valë. Mbas pjekjes së byrekut copëzat e pulës i vendosim në mes dhe paçen e vendosim mbi sipërfaqen e byrekut.

  • VIDEO

    Çorba shkodrane nga zonja Albana

    ÇORBA SHKODRANE

    Përbërësit

    1 qepë

    200 gr mish i grirë

    2 lgj salcë domate

    130 gr oriz

    1 lgj vaj ulliri

    1 lgj gjalpë

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Qepën e grirë mesatarisht e kaurdisim me yndyrë, i shtojmë pak kripë që të krijojmë zbutjen, shtojmë mishin e grirë, salcën, kripë, piper. Shtojmë bulionin dhe e lëmë të ziejë gjithë masa, orizn pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të na dali një masë e trashë, e rregullojmë sipas shijes, po të duam shtojmë limontoz ose limon.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 maj 2022

    • Titujt e gazetave për sot, nga dështon raundi i parë për Presidentin te mesazhet e Mike Pompeos në 24 orët e vizitës në Tiranë te afera 700 mijë dollarë e Ilir Metës.
  • VIDEO

    Blofi me zgjedhjen e presidentit

    .Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin. Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.

  • VIDEO

    Ankimimi i Alibeajt të statutit të Berishës, Bumçi te '5 Pyetjet': S'i shërben demokratëve, po mban ndezur konfliktin! Opozita të propozojë presidentin

    Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo'  në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin.  

  • VIDEO

    Ilir Çullhaj: Babai dhe unë, dy jetë në internim

    Fillimi i viteve 50-të për mijëra familje të shpallura kudnërshtarë të regjimti komunist ishte një prej periudhave më të errëta të jetës së tyre. Pjesa dërrmuese e tyre ishin izoluar në kampet e internimit me tela më gjemba në Tepelenë, Krujë, Porto palermo, Kamëz etj. në të gjithë këto kampe të internuarit përballeshin çdo ditë me urinë ekstreme dhe sëmundjet e shumta. vdekjet e raportuara në këto kampe në këtë periudhë ishin të shumta, kryesisht fëmijë të mitur dhe pleq. në këtë valë të pashëmbullt represioni u përfshinë edhe dy familejt e Veiz Çullhajt dhe Demo Tafanit. Ilir Çullhaj ruan nga kjo periudhë kujtimet e hidhura të të atitit dhe vit me vonë, do të provonte edhe vetë në lëkurën e tij represionin dhe dhunën e kudogjendur ndër të gjithë fëmijët e shtresës së tij.

  • VIDEO

    Raundi i parë i presidentit blof? Gjylameti në ‘5 pyetjet’: Opozita po krijon alibi për procesin, të lërë pas metodën e bojkoteve dhe të ulet për negociata

    Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.

  • VIDEO

    Çupi në 'Kontrast': I kërkuam Berishës t’i shtyjë zgjedhjet e 22 majit, por s'pranoi! Rama hileqar, po përdor përçarjen e opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin

    Për Dhurata Çupin, posti i Presidentit të ri i takon opozitës, ndaje dhe mazhoranca duhet të zgjedhë një nga emrat e propozuar prej PD-së dhe aleatët. 

  • VIDEO

    Zhduket nëna me vajzën 2-vjeçare/Familja:Dikush i dha para, taksisti e mori tek shtëpia

    Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është në kërkim të nënë e bij të zhdukura nga fshati Thanë i Lushnjes që prej 13 majit të 2022. Danjela Toska bëri gati dy valixhe duke lënë në banesë dy fëmijë të mitur 8 dhe 6 vjeçar dhe me vete mori vajzën e saj më të vogël. Pak ditë më parë i kishte kërkuar prokurën bashkëshortit dhe më 10 maj u largua nga banesa me një taksi. Tri ditë më pas, më 13 maj telefonoi vëllanë, i cili i kërkoi të hapte kameran por ajo i pohoi se ndodhej në Lushnje dhe asgjë më shumë. Gjatë një lidhje me skype nga Greqia Rudian Hatia ngriti dyshime se e motra kohët e fundit komunikonte me një person të panjohur. Kur më mori në telefon më tha se ndodhej në Lushnje, tek një shoqja e saj dhe më tha që të mos e kërkoja. Jam shumë i tronditur. Kur flisnim i thosha hape kamerën dhe ajo nuk e hapte. Kam informacione se ka folur me dikë, kohët e fundit. Njerëzit thonë se rri në Itali, por nuk e di më saktësi, pasi nuk kam prova. I them motrës sime se e kemi falur për veprimin që ka bërë dhe i kërkoj të kthehet në shtëpi sa më shpejt, se ka lënë dhe dy fëmijët e tjerë. Në një tjetër lidhje me skype tezja e 27-vjeçares tha gjithashtu se ka dyshime të forta se mbesa u largua me një person që sipas saj e ka ndihmuar me para. Zarife Çili, e cila e ka rritur vetë dhe sot i mban dy fëmijët që mbesa la akuzon taksistin me të cilin Danjela u largua. ’Ajo mori me vete vajzën e vogël 2-vjecare dhe komshinjtë na thanë se kishte dy valixhe me vete kur u largua me taksistin. Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë.Ne e kemi pyetur këtë zotëri, por ai n aka thënë se mbesa ka zbritur në pranë një karburanti në Kuç të Vlorës. Pas kësaj ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar të hapen kamerat e sigurisë, nga të cilat nuk duket asnjë lëvizje e Danjelës me vajzën. Ne dyshojmë tek taksiti, pasi ai e ka marrë edhe shumë herë të tjera dhe aim und ta dijë të vërtetën. Nuk e kisha menduar kurrë se do largohej, edhe pse ka bërë disa gabime për të cilat ne e kemi falur. Madje I kemi kërkuar të lë bashkëshortin, nëse nuk don, por jo të largohej kështu duke lënë dy fëmijët e tjerë. Ku shkoi? Ku vajti? Taksisti e mori mga shtëpia e nxorri në rrugë. Dyshimet jane të mëdha. Dy fëmijët e saj të mitur i mbaj unë këtu në shtëpinë time.Ata kanë qenë në shkollë kur ka ikur nëna e tyre. Dyshoj se është ndihmuar nga disa persona të panjohur për të kaluar jashtë vendit, pasi i ka marrë edhe prokurën bashkëshortit, I cili ia ka dhënë pa e kuptuarplanin e Danjelës. Unë e kam foton e atij personit me të cilin ka komunikuar më parë mbesa ime, ndaj kam dyshime të forta. Ai i ka premtuar para dhe i ka thënë se ka 4 makina dhe e ka ndihmuar me para’. Pas dëshmive të familjarëve ’Pa Gjurmë’ u lidh me taksistin për të cilin dyshohet se ’mban peng’ të vërtetën.

  • VIDEO

    Përse plakemi? Ylli Merja: Ju tregoj ‘sekretin’ për ta ngadalësuar sa më shumë

    Plakja është një proces normal që prek çdo individ. Ajo nis që në të 20-tat e njeriut por ecuria e saj është e ndryshme duke u bazuar në shumë faktorë ku rol kryesorë luan edhe gjenetika. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi shkaqet që përshpejtojnë këtë proçes natyror të pashmangshëm. Ndërsa tregoi edhe ‘sekretet’ për ta ngadalësuar sa më shumë këtë proçes. 
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv