Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës. Dekriminalizimi, ligj kriminal

29 Korrik 2022, 18:54

Për analistin Lorenc Vangjeli, ligji i dekriminalizimit është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia. Në studion e 'Kontrats', duke u ndalur tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, Vangjeli tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.