• VIDEO

    Qifqitë e Gjirokastrës nga zonja Albana

    Qifqitë e Gjirokastrës nga zonja Albana

    Përbërësit:

    500 gr oriz

    4 vezë

    1 lgj nenexhik

    Djathë sipas dëshirës

    Kripë, piper

    Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë orizin dhe më pas e vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, vezët, kripën, piperin dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në një tigan me gropëza ku kemi vendosur vaj vegjetal.

     

  • VIDEO

    Revani me niseshte nga zonja Albana

    Revani me niseshte nga zonja Albana

    Përbërësit:

    500 gr niseshte

    2 gota sheqer

    100 ml vaj ulliri

    1 litër ujë

    1 të verdhë veze

    1 lgj kos

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin, i përziejmë dhe më pas shtojmë 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 maj 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Apeli cakton trupën e çështjes për fatin e vulës së PD te Meta thotë se marrëveshja e 17 majit është dita më e errët e pluralizmit politik e deri tek "ika se donin të më vrisnin"

  • VIDEO

    Presidenti i ri, negociatat PS-PD

    Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.

  • VIDEO

    Pakti Basha-Rama në 2017, Haklaj: Shmangu luftën civile! Topollaj: Marrëveshje pazari! Presidenti? Gazetari: Negociatat false, Balla po bën show

    Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.

  • VIDEO

    Aksidentet rrugore, eksperti në Report Tv: Kemi shtim, shoferët nuk e dinë që makina është një ‘armë’! Juristi: Duhet të forcohet edukimi i qytetarëve për rregullat e qarkullimit

    Eksperti i sigurisë rrugore, Ergys Muzhaqi tha se automjeti në dorën e një shoferi të papërgjegjshme shndërrohet në një “armë” që mund të vrasë. I ftuar në “Studio LIVE” me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti deklaroi se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet në rrugë, ndërsa theksoi se në shumicën e rasteve faji ka qenë i shoferëve.

  • VIDEO

    Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!

    Kushti i vendosur nga Enklejd Alibeaj për procesin e zgjedhjes së presidentit që ta ketë opozita ekskluzivitetin për të propozuar kandidat, sipas deputetit socialit nuk është një proces gjithëpërfshirës. I ftuar në Report Tv, Petro Koçi thotë se ky kusht do e kthente Partinë Socialiste në fasadë, ndërkohë që duhet ta ketë edhe ajo të drejtën për të propozuar kandidatura.

  • VIDEO

    Largohet me të bijën në drejtim të paditur/Policia gjen 3-vjeçaren në Fier, për nënën asnjë gjurmë

    Ishte e martuar kur vendosi të largohej nga shtëpia pa lënë asnjë mesazh. Klementina Çekiçi nga Pogradeci u zhduk në moshë të re, duke lënë pas njërën vajzë, ndërsa tjetrën e mori me vete. Një histori që është e mbushur me mister, pasi vajza me të cilën u largua nëna u gjet një vit më pas nga policia në qytetin e Fierit, ndërsa Klementina rezulton ende e zhdukur. Deri në ato momente ishte një grua e përkushtuar ndaj familjes edhe sot familajrët nuk dinë të thonë me siguri se cila ishte arsyeja që Klementina u largua pas 4 viteve martesë me Artanin nga fshati Starovë i Pogradecit. Një vit pas ikjes kur shpresat për nënë e bij ishin shuar, në një banesë në qytetin e Fierit gjendet vajza e vogël 3-vjeçare në përkujdesjen e një tjetër gruaje me emrin Antoneta. Ajo u mor në pyetje nga policia në atë kohë, ndërsa dy persona u arrestuan. Sipas dëshmisë, gruaja me emrin Antoneta ishte paguar nga dy djemtë për të mbajtur në shtëpi të miturën. Por pas kësaj ngjarje nuk u mësua kurrë për fatin që pati nëna e saj. Familjarët ngrenë dyshime se Klementina u trafikua nga njerëz në rrethin e krushqisë që njiheshin si problematikë të zonës. Për familjarët kjo do të ishte një ikje e paralajmëruar, pasi jo rrallë herë Klementina kishte shprehur dëshirën se donte të largohej drejt Italisë apo Greqisë. Mesa dukej shoqëria me këta persona kishte futur në të njëjtën vorbull edhe Klementinën 20-vjecare asokohe, e cila pak para se të humbte gjurmët njihej si një grua e qetë dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Madje ajo ishte bërë vetë nënë dhe vetë babë për vajzat, pasi bashkëshorti ra në burg për vjedhje. Ai la qelinë një vit pasi bashkëshortja ishte zhdukur, ndërsa vajzat u rritën tek gjyshërit nga nëna. 4 vite më pas Gjykata vendosi që kujdestarinë e njërës prej vajzave tia jepte babait dhe për vajzën tjetër kujdestarinë e morën gjyshërt e saj. Me një nënë të humbur fëmijët u rritën të ndarë nga njëra-tjetra edhe pse jetonin vetëm 10 minuta larg. Vajzat u ribashkuan pas shumë viteve dhe sot janë në kërkim të nënës.

  • VIDEO

    Fati i PD në Apel, Shehu në Report Tv: PD e përcaktojnë njerëzit dhe jo letrat e gjykatës! Negociata për presidentin? Rama po luan komedi

    Ditën e sotme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Lidhur me këtë zhvillim të fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në Report Tv se PD nuk e bëjnë letrat e gjykatës, por njerëzit.

  • VIDEO

    Vogëlushi 6-vjeçar me tub në qafë hyn në studio:Më ndihmoni të shkoj në shkollë

    Ky është apeli prekës që bën një 6-vjeçar, nga Tirana. Eldis Kodra, bashkëjeton me sëmundjen që u shfaq tek ai që kur ishte foshnje. Ai erdhi në jetë më 15 dhjetor 2015. Që në lindje Eldisi shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke qëndruar i intubuar për 9 ditë. Më pas iu desh t’i nënshtrohet një operacioni, ku fatkeqësisht për shkak të një pakujdesie nga ana e bluzave të bardha i është prerë damari, një dëmtim që i ka paralizuar kordat e zërit. Me aftësi respiratore te pamjaftueshme, i mituri mbahet në jetë me anë të një kanulë në pjesën e fytit që e ndihmon për tu mbushur me frymë. Prindërit e tij Shpresa dhe Liko Kodra nga Tirana, të cilët i përkasin komunitetit rom kanë ende shpresë për shërimin e të birit, pasi për mjekët nëse do mund t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, Eldis mund të shërohet. Por ata e kanë të pamundura të përballojnë kostot e këtij operacioni për shkka të vështirësive ekonomike. Të vetmet të ardhura që kjo familje merr janë kempi i vogëlushit prej 95 mijë lekësh të vjetra dhe ndihma sociale prej 50 mijë lekësh të vjetra.Shqoërimi nga një person është nevojshëm dhe nëna kujdeset cdo ditë për të birin, pasi për shkak të ndonjë bllokimi në frymëmarrje jeta e tij vihet në rrezik. Jeta e vogëlushit nuk është aspak e lehtë. Përveçëse i duhet të përballet cdo ditë me sëmundjen që e mundon i duhet të përballet gjithashtu edhe me refuzimet nga bashkëmoshatarët, të cilët e kanë bullizuar jo pak herë. 6-vjeçari nuk mundi që të kishte një fillim normal të vitit shkollor. Sëmundja e ka kufizuar të ulet në bangat e shkollës. Çifti Kodra janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, një djali 12 vjeç dhe një vajzë 6 mujshe, por sëmundja e Eldisit ua ka copëtuar zemrën.

    SHOW LESS

  • VIDEO

    Besmir Bitraku emocionohet teksa flet për të atin aktorin e madh Marko Bitraku

    Besmiri është djali i aktorit të ndjerë, Marko Bitraku, i cili ka lënë gjurmë në artin shqiptar me rolet e tij të panumërta, humorin brilant dhe karakteret e papërsëritshme. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai foli për babain e tij të ndjerë mes emocionesh.

  • VIDEO

    'Përvjetori i ditëlindjes', një dramë familjare premierë nga 27 maji

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” regjisori Besmir Bitraku flet për shfaqjen e fundit që po përgatit ‘ Përvjetroi i ditëlindjes’ , një dramë që ka në fokus tema që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve. .  Drama është përshtatur si pjesë dramaturgjike nga filmi danez ‘Festen’.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv