• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 2 maj 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Glauk Olldashi te Hajdari e Murrizi 150 emrat e Këshillit Kombëtar të demokratëve te pse deputetët e PD braktisën Berishën e deri tek mes kalbësisë dhe mykut.

  • VIDEO

    N’kohë- Kush e ka kërcënuar Gentian Zenelaj?

    N’kohë- Kush e ka kërcënuar Gentian Zenelaj?

  • VIDEO

    Punëtori kapitalist përballë atij socialist, Report Tv sjell historinë e Fëllënxa Osmanllarit: Çdo ditë e imja është punë dhe sërish nuk i përballoj dot shpenzimet

    Një maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Shqipëria ka eksperiencë ndryshe nga vendet e tjera në përkujtimin e kësaj date. Gjatë sistemit socialit punëtorët dilnin në parada për të festuar arritjet e propaganduara. Sot përsëri nuk i përshtaten simbolikës së kësaj date që është: protesta për të drejtat e tyre. Në kapitalizëm, punëtorit nuk i del paga e një pune për të jetuar. Ndryshe thonë nostalgjikët e para vitit 1990. Ndiqni reportazhin e Report TV.

  • VIDEO

    Vezoret e fluturave

    Studjuesi Altin Hila shpjegon punën për mbledhjen e vezoreve të fluturave në qendrën e tij studimore dhe shumzimin e tyre në kushte laboratorike. Në ekspon e ndërtuar në qendër të Divjakës, vec fluturave, edhe një flamingo e balsamosur.

  • VIDEO

    Molusqet e Divjakës

    Studjuesi dhe eksploruesi Altin Hila, prej më shumë se 20 vjetësh, mbledh molusqe dhe guaska të llojeve të ndryshme në detin Adritatik, pranë Divjakës. Qindra specie të rralla, guaska dhe gjallesa të vogla që sot janë pjesë e një koleksioni gjigand, ekspozuar për turistët vendas dhe të huaj, në qendër të Divjakës.

  • VIDEO

    Fluturat e pyllit të Divjakës

    Janë mbi 450 lloje të ndryshme fluturash që studjuesi I talentuar Altin Hila ka mbledhur përgjatë shumë viteve në pyllin e parkut të Divjakës. “Monarku I Afrikës” dhe specia tjetër “kafka e vdekjes” janë dy prej fluturave interesante, si pjesë e koleksionit të fluturave mbledhur nga studjuesi Hila.

  • VIDEO

    Molusqet dhe fluturat e “Amazonës” së Divjakës

    Veri jug ka udhëtuar drejt Divjakës, si pjesë e Parkut Kombëtar të Divjak Karavastasë dhe u ndal në bregun e detit ndanë parkut, për t’u takuar me studjuesin, biologun dhe eksploruesin Altin Hila, mbledhës dhe koleksionues I molusqeve dhe gjallesave të rralla në detin Adriatik. Por Altini është edhe seleksionues I më shumë se 450 lloje fluturash. A e dini se mes fluturave në pyllin e Divjakës jeton edhe monarku I Afrikës? Por edhe flutura me emrin e rrallë “kafka e vdekjes”, që natën u vjedh mjaltin bletëve? Për koleksionet e molusqeve dhe fluturave do mësoni në reportazhin “Molusqet dhe fluturat e “Amazonës” së Divjakës”, realizuar nga moderatoti I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Gent Zenelaj është kërcënuar me jetë? Rrëfimi nga familja te jeta artistike dhe sfidat e ardhshme

    “Unë nuk e kam mohuar asnjëherë përfshirjen time në politikë dhe se kuptoj pse është krijuar ideja që qasja e përfshirjes në politikë është parë gjithmonë në konotacionin e keq në Shqipëri.” Aktori Gentian Zenelaj ka konfirmuar mundësinë për tu përfshirë në politikë, përgjatë rrëfimit në emisionit “N’kohë” në Report Tv.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 30 Prill 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Ilda Bejleri shtatzënë për herë të parë te shuplakat amerikane në Tiranë për Berishën e deri tek zyrtarja e DASH thotë se Shqipëria është me fat që ka ambasadore Yuri Kim.

  • VIDEO

    Amerikanët shmangin Berishën e Metën

  • VIDEO

    Nesër Kuvendi, Anëtarja e Rithemelimit në ‘Pa Protokoll’: Janë të ftuar të gjithë, edhe ata kundër Berishës! Indrit Vokshi: Duhej pritur vendimi i Apelit

    Sali Berisha do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar në një kohë kur grupi i Enkelejd Alibeajt e kundërshton këtë proces, por edhe Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim për kontrollin e PD-së. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija thotë në Report Tv se nesër janë të ftuar të gjithë demokratët edhe ata që nuk janë dakord me Sali Berishën

    • VIDEO

      Doktori për Berishën: Dhembja fantazmë tek këmba e prerë

      Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.

      Por Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se PD-ja që do të mblidhet nesër në Kuvendin Kombëtar është ajo që do t’i mungojë së ardhmes. Kjo për faktin sepse zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar që askush nuk do të takohet me Sali Berishën nëse ky i fundit zgjidhet në krye të PD.

      “Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë të ardhmes. Sepse një PD më zotin Berisha në krye, nuk do ta takojë askush. Non grata për zotin Berisha nuk ishte vetëm për të si individ dhe vetëm për Partinë Demokratike, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin dhe një apel edhe për PS sesa të papjekur kemi qenë. Zoti Berisha thotë se lufton për dinjitetin e tij, por cila është arsyeja që kjo shumicë në PD e ndjek në këtë betejë? Një tjetër doktor shumë i njohur në Shqipëri, doktor Apostol Vaso, ka bërë një studim ku flitet për një fenomen shume pak të njohur që ai e quan “dhimbja fantazëm”. Pra gjymtyra e prerë vazhdon dhe dhemb ende. Partia Demokratike do vijojë të ketë dhimbje ende nëse e lidh fatin e saj me fatin e zotit Berisha. Ky është thelbi. Por është e pakuptueshme për çfarë i duhet marka e PD-së zotit Berisha. Ai e rrëfeu që është i fortë në opozitë. Por nesër pas zgjedhjeve lokale që do ti humbë, do t’i duhet të votëbesohet para demorkatëve sepse e ka shkruar në statut. Megjithatë unë mendoj që ka një plan rezervë dhe pjesëmarrësit në Kuvendin e nesërm janë figurantë të këtij plani. Në shtator do ta shohim opozitën më të fortë sesa sot sepse do të ndryshojnë disa rrethana të tjera” -paralëjmëroi  Lorenc Vangjeli.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv