-
VIDEO
Historia tragjike e 33 vjeçares, nga aksidenti i rëndë në kokë tek divorci i dhimbshëm me tre fëmijë
Një histori sa e trishtë aq dhe frymëzuese ishte ajo e Pranvera Trudës, 33-vjeçares e cila jeta e ka përballur me plot sfida. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu historinë e saj, se si u divorcua nga bashkëshorti i dhunshëm me të cilin kishte tre fëmijë dhe më pas pësoi edhe një aksident tepër të rëndë automobilistik.
-
VIDEO
Ish-këngëtarja e ansamblit shet lule për të mbijetuar: Pensioni nuk më del për ilaçe
Pas vdekjes së bashkëshortit 10 vite më parë dhe për shkak se jeta nuk idhuroi një fëmijë, ajo jeton e vetme me një pension 180 mijë lekë. Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo u shpreh se e ka shumë të vështirë t'ia dalë me 180 mijë lekë në muaj.
-
VIDEO
E trishtë/ Dikur artiste e madhe, 82 vjeçarja jeton mes vetmisë dhe harresës prej 10 vitesh
Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat, sot jeton e vetme mes vetmisë dhe harresës. Pas vdekjes së bashkëshortit 10 vite më parë dhe për shkak se jeta nuk I dhuroi një fëmijë, ajo jeton e vetme me një pension 180 mijë lekë. Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo kujtoi me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 29 Prill 2022
Titujt e gazetave per sot ,nga Dritan Abazovic do qeverise Malin e Zi per here te pare tre kryeministra shqiptare ne Ballkan te BE kerkon durim nga Shqiperia deri ne qershor e deri tek Rama e quan opoziten "kope" dhe "budallenj"
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Çuko: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Malko: Duhet strategji e re mbrojtjeje! Krashi: Temë për Këshillimin Kombëtar
Lufta në Ukrainë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit kanë vënë theksin që nisur nga lufta, Shqipëria duhet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe hartimin e një strategjie të re mbrojtjeje.
-
VIDEO
Hepatiti akut që po prek fëmijët, mjeku Llajo: Numri në botë po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues! Nuk është i transmetueshëm
Hepatiti akut i cili është shfaqur kohët e fundit në botë dhe që deri në këto momente i ka marrë jetën 1 fëmije, prek mëlçinë tek fëmijët. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mjeku Vasil Llajo tha se sëmundja shkakton dëmtime të lehta, por mund të jenë edhe fatale. Numri i rasteve në vende të ndryshme të botës po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues
-
VIDEO
Peticioni kundër Kim, Bejko: Marrëzi, histori të trashëguara nga Enver Hoxha! Berisha manipuloi votimet, ja ftesa për ish-figurat e PD-së
Sali Berisha ka manipuluar votimin në zgjedhjet që bëri në bazën e Partisë Demokratike. Kështu shprehet në Report Tv ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko i cili thotë se Berisha ‘de facto’ po ushtron rolin e kryetarit, ndonëse ende nuk ka një vendin të formës së prerë nga apeli.
-
VIDEO
Dje ruanin bagëtitë, sot kampion boksi në Gjermani/ Historia e 3 vëllezërve shqiptarë
Amarildo, Roberto dhe Samuel Bakaj janë tre vëllezërit shqiptarë me të njëjtën ëndërr, të jenë kampion boksi. Përmes një lidhje skype nga Gjermania për “Rreze Dielli” ata treguan për pasionin dhe dashurinë për boksin.
-
VIDEO
Këngët shqiptare si ushqim Fast Food, shkrimtari dhuron 100 tekste për këngëtarët shqiptarë
Shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptarë Skënder Sherifi vjen me vëllimn e dytë të librit “ Love songs”, 100 teskte poezish për lexuesin shqiptarë. Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli” ai tha se dëshironte t’i dhuronte këngëtarëve shqiptarë tekste të vërteta për këngët e tyre.
-
VIDEO
Krepa me mbushje nga zonja Albana
KREPA ME MBUSHJE
Përbërësit:
1 vezë
450 ml qumësht
pak kripë
sheqer
200 ml ujë
300 gr miell
Mbushja
2 lgj vaj
1 qepë e njomë
1 spec jeshil
300 gr gjoks pule
200 gr djath të grirë kaçkavall
1 domate
kërpudha të freskëta
kripë, piper, piper i kuq pluhur
Përgatitja:
Vendosim në një tas vezët, qumështin, kripën dhe miellin. I përziejmë gradualisht derisa të krijohet masa e duhur për krepa. Krepat i realizojmë në një tigan që nuk ngjit duke i spërkatur me pak vaj. Në një tigan tjetër shtojmë vaj, sapo të ngrohet pak shtojmë qepën e njomë të grirë hollë, specin jeshil, gjoksin e pulës dhe kërpudhat e prera hollë. I kaurdisim derisa të zbuten, më pas shtojmë domaten e prerë në kubikë dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Mbushjen e vendosim në mes të krepit, e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e palosim në formën e një zarfi. Sipër krepit të palosur në mes vendosim dhe pak mbushje spërkatur me djathë kaçkavall. I vendosim krepat e mbushur në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Jufka me sherbet nga zonja Albana
JUFKA ME SHERBET
Përbërësit:
3 kokrra vezë
4-5 fk qumësht pluhur
2 lk fryrës
Sherbeti:
1 gotë sheqer
1 e ½ gotë ujë
4-5 karafil
Lëng limoni
Përgatitja:
Në mikser rrahim vezët derisa të zbardhen. Shtojmë 2 filxhanë qumësht pluhur vazhdojmë rrahjen dhe shtojmë sërish 2 filxhanët e tjerë.
Kemi krijuar një masë kompakte dhe me një lugë realizojmë jufkat të cilat i vendosim në një tepsi (ku kemi shtruar letër pjekje). Pjekja bëhet në 170 gradë Celsius për 15 minuta. Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin, karafilin dhe lëngun e limonit. Jufkat e pjekura i vendosim në sherbet të nxehtë dhe i servirim sapo të ftohen.
-
VIDEO
Speca me gjizë dhe arra nga zonja Albana
SPECA ME GJIZË DHE ARRA
Përbërësit
5 speca të kuqe ose jeshile
1 domate
1 thelpi hudhër
spec djegës
400 gr djath i bardhë i butë ose gjizë
djath të grirë kaçkavall
1 tufë kopër
spec i kuq pluhur
rigon, nenexhik
kripë, piper i zi
arra të thërrmuara
Përgatitja:
Fillimisht skuqim lehtë specat, më pas i mbushim me gjizën e trazuar me hudhër, kripë, piper, rigon, nenexhik, kopër, spec djegës dhe arra të thërrmuara. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe i vendosim për pak minuta në furrë.