-
VIDEO
Kuvendi i Berishës, hap për bashkim apo ndarje pa fund?
Komisioni i Rithemelimit të PD pritet të mbledhë nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat. Për Enno Bozdon, ky organizim rikthen Partinë Demokratike de facto në rrugën e opozitarizmit. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV ai shtoi se vetë pjesëmarrja e prej 40 mijë demokratëve në zgjedhjet për krerët e degëve të PD tregoi se shumica e bazës është me ‘Rithemelimin’.
-
VIDEO
Nesër Kuvendi i Berishës, Mërtiri për Report Tv: Do përçajë përfundimisht PD-në! Peticioni kundër Kim, përpjekje e dështuar për të prodhuar zhurmë
Kuvendi i thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha do të sjellë goditjen përfundimtare për ekzistencën e Partisë Demokratike. Kështu shprehet analisti Ergys Mërtiri për Report Tv, i cili thekson se Kuvendi do të përçajë përfundimisht dy kampet në PD.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Paratë në Francë, halli i Berishës nesër, si i Bashës me SHBA! Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë së ardhmes
Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.
-
VIDEO
Iku nga burri dhunues mbeti në mes të rrugëve, nëna:’Dyshonte se e tradhëtoja me të vëllanë’
Viktime e dhunes fizike, por jo vetem…e torturuar dhe e debuar me femijet….do gjej guximin te rrefeje sot para kamerave jeten e saj… Elmie Halili është vetem 38 vjec dhe eshte nena e kater femijeve te mitur. E rritur pa nënë, pasi kjo e fundit kishte ndërruar jetë kur Elmia ishte vetëm 3 vjeç, fati e denoi te rritej para bashkëmoshatarëve të saj. Ishte ende e mitur, një 13 vjeçare asokohe, kur babai e hoqi nga kukullat dhe e marton me një djale me origjinë nga Burreli. Edhe pse nuk ishte dakort, te rriturit vendosen qe vajzen e vogël te familjes ta martonin me Ylber Halilin. Jeta nisi ti ndryshonte, ku rrethanat e detyruan te mendonte dhe vepronte si nje grua e rritur, e jo me si një fëmije qe enderronte per librat dhe shkollen e lene pergjysem. Perballja fillimisht me dhunen psikologjike dhe me pas fizike nga bashkeshorti e ben vajzen jo vetem te vuante po te ndihej e pasigurt per te ardhmen. Elmies i kujtohet mjaft mirë momenti kur bashkëshorti ushtroi dhunë mbi të për herë të parë. I dehur mberrine ne oret e vona te nates ne shtepi, ku heq rripin e pantallonave dhe e godet duke i shkaktuar plage ne pjese te fytyres dhe kokes. Merr ndihmen nga familjaret e saj vetem per kurim ne spital, por ata e kthejne serisht ne familjen e burrit, aty ku ajo e qunte ‘jeta e ferrit’. Ardhja ne jete e tre femijeve nuk solli asnje gezim tek babai, i cili ishte i varur tersit nga alkooli dhe lojrat e fatit. Nje martese qe ishte e destinuar me ndarje dhe me nje dhunes qe duhet te perfundonte pas hekurave. Dhe keshtu ndodhi….Elmia ngeli e veteme me femijet….ndersa Ylberi perfundoj ne burg. Drama vazhdoi kur ne jeten e saj hyri nje tjeter mashkull, 30 vite me I madh se ajo…. Fati i martesës së parë e ndoqi edhe ne lidhjen e dytë…..duke u bere per here te kater nene
-
VIDEO
Burri e lë ditën që lindi djalin,sëmuret nëna/Rriti vetë nipin,77-vjeçarja kërkon ndihmë për vajzën
25 dhjetori i vitit 1997 ishte një ditë e shënuar për Safete Godolen nga Gramshi, ditë që e bëri atë nënë për herë të parë. Ky gëzim nuk do të zgjaste shumë në sytë dhe zemrën e 24-vjeçares së asaj kohe. Ndjeu dashurinë e të birit, por humbi një tjetër dashuri…Atë ditë kur ai e braktisi duke i thënë se kishte një tjetër grua. Ishin fjalët që dëgjoi në spital nga bashkëshorti i saj, i cili iku dhe e braktisi me foshnjën në duar. Këto fjalë mjaftuan për t’i shkatërruar pergjithmonë jetën, Safetes... Gjithçka u bë më e vështirë për nënën dhe Isin e vogel, ku mbështetje për ata ishte zonja Fatime, e cila e mori në shtëpi të bijën me foshnjen. Divorci pas lindjes, solli depresionin dhe postpartum ishte i veshtirë… ndërsa për djalin kujdesej gjyshja. Muajt, vitet po kalonin dhe gjendja shëndetësore e Fatimes rëndohej me shume. Spitali psikiatrik i Elbasanit dhe Tiranes u bene streha e saj e dyte. Mes shume sakrificave per te perballuar kurat dhe mjekimet, shendeti i saj mendor nuk u permiresuar për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme. Djali u rrite nga gjyshja dhe babain e tij nuk e njehe as sot. Ai e barktisi qe diten qe erdhi ne jete ne spital dhe kurr nuk e kerkoi. Ndersa, Isi e ka kerkuar gjithmone te atin dhe shpreson qe nje dite ai do kerkoj ta takoje.
-
VIDEO
Biznes familjar me ‘shtëpi bari’ në Kashar, 4 të arrestuar, në pranga edhe dy faturistë të OSHEE-së
Policia e Tiranës ka reaguar për zbulimin ‘shtëpisë së barit’ në Kasha, Policia njofton se ka arrestuar Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, me lidhje familjare ndërmjete tyre për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike si dhe dy punonjës të OSHEE-së Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin. Po ashtu u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit.
-
VIDEO
Takimi Alibeaj- Donfried, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: SHBA kundër Berishës dhe Bashës, mbështet PD zyrtare! S’ka bashkim, demokratët drejt 2 partive
Fakti që zyrtarja e lartë e DASH zgjodhi të takonte kreun e Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja, është një tregues që SHBA nuk njeh as Berishën dhe as Bashën, por vetëm PD zyrtare. Ky ishte qëndrimi që mbajti anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi Varaku i ftuar në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu.
-
VIDEO
Gledis Gjipali për Report TV: Shqipëria i ka plotësuar kushtet prej 2 vitesh
Gledis Gjipali për Report TV: Shqipëria i ka plotësuar kushtet prej 2 vitesh
-
VIDEO
Kofshë qingji me patate, ‘sekreti’ për shijen perfekte të recetes nga zonja Albana
Kofshë qingji me patate
Përbërësit:
1 kofshë qingji
2 limona
2 thelpinj hudhër
2-3 degë rozmarinë
20 gr gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Për salcën e lyerjes:
75 gr sheqer kaf
75 gr gjalpë
Për patatet:
1 kg patate
2 lgj vaj ulliri
Pak spec djegës
Kripë, piper
Lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht kemi tretur gjalpin, vendosim pak fara speci djegës dhe e lemë gjalpin të aromatiohet. Ndërkohë tek kofsha e qingjit bëjmë disa prerje me majën e thikës, e marinojme mishin me kripë dhe piper të zi. Në hapësira vendosim thelpinjtë e hudhrës të prera në feta. Më pas shtrydhim mbi kofshën e qingjit lëngun e dy limonëve, vendosim degë rozmarinë mbi prerjet që i kemi bërë mishit dhe e spërkasim mirë me gjalpë duke e masazhuar me duar. Kofshën e qingjit e vendosim në një tavë duke e mbështjellë edhe me letër pjekje dhe me letër alumini. Shtojmë pak ujë në tavë dhe e vendosim mishin të piqet në furrë të parangrohur, pas një ore e largojmë letrën e aluminit dhe të pjekjes.
Patatet i kemi zjerë dhe qëruar. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rozmarinë dhe i vendosim në tavën ku po piqet mishi i qengjit. Tek gjalpi i aromatuar me fara e specit shtojmë pak ujë dhe sheqer kaf dhe e lemë derisa salca të lidhet. Në fund spërkasim patatet dhe kofshën e qingjit me salcën e karamelizuar.
-
VIDEO
Bakllava pa sherbet me qumësht të kondensuar, shije fantastike nga zonja Albana
Bakllava me qumësht të kondensuar pa sherbet
Përbërësit:
1 pako petë për bakllava
175 gr gjalpë
250 gr arra
100 gr biskota të thërrmuara
1 kuti qumësht të kondensuar
100 gr fistik
3 lgj sherbet
1 lç kanellë
1 lç karafil
Përgatitja:
Në një filxhan të vogël përgatisim pak sherbet ku shtojmë karafilin dhe kanellën pluhur. Grijmë arrat bashkë me fistikët dhe biskotat dhe shtojmë pak sherbet.
Kemi tretur gjalpin, lyejmë mirë tavën. Vendosim petët duke i spërkatur mirë me gjalpë. Bëjmë dy shtresa mbushje me arra, fistikë dhe biskota. Gjalpin e mbetur e hedhim në fund mbi bakllavanë pasi e kemi prerë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur.
Sapo ta nxjerrim nga furra bakllavanë e pjekur e sherbetosim vetëm me qumështin e kondensuar dhe spërkasim me fistikë.
-
VIDEO
Gjella me bamje më e mirë që keni provuar ndonjëherë nga zonja Albana
Gjellë me bamje
Përbërësit:
500 gr bamje
1 kokërr qepë
1 domate
1 lgj salcë domate
1 spec të kuq
2-3 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Pas spec djegës
Piper i kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht i vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët në vaj ulliri, Më pas shtojmë specin e kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. E trazojmë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lemë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët.
-
VIDEO
Abazoviç kryeministër, studiuesi: Nuk u zgjodh sepse është shqiptar, por sepse është i guximshëm! Ballkani i Hapur? Nuk do i bashkohet zyrtarisht
Studiuesi i çështjeve rajonale Enver Bytyçi tha në Report TV se Dritan Abazoviç nuk u zgjidh kryeministër i Malit të Zi sepse është shqiptar, por sepse është politikan i zot. Sipas tij Abazoviç do të jetë përkohësisht kryeministër, ndërsa shtoi se partitë e mëdha nuk do e lejojnë më të fitojë në të ardhmen.