-
VIDEO
‘Fati’ i PD, Kadilli në Report TV: Berisha s’ka projekt politik, s’e bën dot partinë konkurruese! Na duhet ndryshim, për momentin jemi ndarë në 3 palë, kemi dhe mosbesuesit
Një nga kritikët e dy “kampeve”, Fatbardh Kadilli i cili foli në studion e Report Tv për “fatin” e PD, tha se partia kurrsesi nuk do të bëhet konkurruese nëse në krye të saj do të qëndrojë një person pa projekt politik dhe me frymë arkaike si Sali Berisha.
-
VIDEO
Nëna mëson mbi fatin e të bijës/Pa Gjurme zbulon ku e la njerku Mimozën
Një histori ndryshe nga të tjerat është ajo e një 60-vjeçareje nga Kuçova. Jeta e Dituri Rrokaj ka kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh. 60-vjeçarja është në kërkim të vajzës së saj të vetme, me emrin Mimoza Halirama të cilën e solli në jetë më 19 janar të vitit 1984, por pas 3 vitesh humbi çdo kontakt me të. Ajo e la tek ish-burri I saj Avdi Xheladini në Fushë-Arrëz dhe pasi kalo një periudhë depresioni nuk e gjeti më të bijën. I moshuari nuk i dha kurrë më asnjë informacion, ndaj ajo kërkoi ndihmën e emisionit investigative ’Pa Gjurmë’ për të mësuar se ku jeton sot Mimoza. Gjatë transmetimit LIVE, por edhe në ditët në vijim, mbërritën një sërë informacionesh nga qytetarë të ndryshëm lidhur me të shkuarën e zonjës Diturie, njerëzit që u bënë pjesë e jetës së saj dhe që mund të na çonin në gjurmët e Mimozës, sot 38 vjeçe. Stafi ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt Fushë-Arrëzit fillimisht për të gjetur personin kyç i cili ka lidhje me të shkuarën e Diturisë, ai i cili do mund të jepte sadopak një të dhënë për fatin e 38-vjeçares që nëna ia la në përkujdesje. Nuk hasëm shumë vështirësi për të gjetur banesën e ish-bashkëshortit të Dituries, por hasëm vështirësi në komunikimin me të. Edhe pse fqinjë prej shumë vitesh, hyrje-daljet e banorëve të pallatit me z.Avdi Xheladini kanë qenë pothuajse inekzistente. Një burrë i ftohtë e me karakter të ngurtë, ai të shumtën e kohës ka jetuar vetëm, e askush nuk di asgjë për të shkuarën e tij, apo fatin e vajzës së vogël, Mimoza. I moshuari nga fshati Micoj i Fushë-Arrëzit, për të dytën herë nuk na dha asnjë informacion, madje mohoi gjithçka që znj. Diturie tha në studio. Vitet që i rëndojnë mbi supe bëjnë të vetën, shtuar këtu edhe prezencën e kamerës, ndoshta z.Avdi diçka na fshihte…Ne e lamë të qetë të vazhdonte rrugën, ndërsa telefonuam mikun e tij, i cili kishte dijeni për ekzistenncën e vogëlushes që u la në moshën 3-vjeçare. Pas informacionit që siguruam nga dëshmitari, prej Fushë-Arrëzit u nisëm drejt gjendjes civile në Pukë, pasi në nga investigimi në sistem, shtetasja Mimoza Halirama figuronte e regjistruar me të njëjtin emër, atësi dhe mëmësi. Nga gjendja civile zbuluam se ajo ishte ende e regjistruar me të njëjtin emër, por se nuk kishte prodhuar asnjë dokument prej shumë vitesh, çka ngre dyshime të forta se pasi kaloi në shtëpinë e fëmijës Shkodër, ajo mund të jetë birësuar.
-
VIDEO
Lë vajzën tek partneri i dytë, nëna tenton të mbytet/Ish-burri ia fsheh, nëna e kërkon…
Një histori ndryshe nga të tjerat është ajo e një 60-vjeçareje nga Kuçova. Jeta e Dituri Rrokaj ka kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh. E ka të vështirë kur kthehet vite pas dhe sjell në kujtesë një të shkuar pa fëmijëri. Pas divorcit të prindërve vajza 4 vjeçe mbeti në udhëkryq. Babai nuk e qasi më në shtëpi, pasi njerka nuk e donte. Dituria qëndroi me nënën, e detyruar të jëtonte mes dhunës dhe keqtrajtimit nga njerku i saj. Ajo arrin që të strehohet në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, aty ku do të qëndronte për tri vite me radhë. Kjo është një nga periudhat e errëta për 60-vjeçaren sot, ndërsa e kujton gjatë gjithë kohës me trishtim fëmijërinë e vështirë që ka kaluar. Në moshën 15-vjeçare Dituri Rrokaj do ta dorëzonte jetën e saj në duart e një tjetër burri 13 vite më të madh në moshë. Naimi ishte një njëri problematik i cili do të shkaktonte tek bashkëshortja një tjetër traum në jetën e saj. Në vitin 1984 Dituria do të sillte në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila pa motivin për të ecur përpara. Me shpresën se vuajtjeve të deriathershme u kishte ardhur fundi ajo do të kalonte shumë pak kohë në paqe, deri ditën ku bashkëshorti nisi të ushtrojë mbi dhunë psikologjike, mes kërcënimeve të vazhdueshme me jetë. Ndarja një vit më pas do të ishte shpëtim për nënën e re, e cila pati kaluar jo pak tortura në jetën e saj. Vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë e cila kishte mbetur e vetme me vajzën e vogël. Ajo kaloi nga shiu në breshër kur pas disfatave të njëpasnjëshme një tjëtër do ngjarje do të pasonte. Një martesë e tretë në vitin 1987 me Avdiun nga Fushë-Arrëzi do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do t’i shkaktonte depresion dhe do ta conte në marrjen e një vendimi fatal. Me vajzën 3 vjece Dturia tenton të mbytet në ujërat e lumit Valbonë, por fatmirësisht shpëtohet nga banorët e zonës. Në gjendje shoku dhe e pavetëdijshme, që prej atij momenti ajo nuk do të mësojë më kurrë për fatin e së bijës. Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi prej depresionit, kohë në të cilën nuk morri më kurrë informacion se ku kishte përfunduar e bija. Dituria është sot në kërkim të vajzës së vetme 38-vjecares Mimoza, pas cilës mban të mbërthyer shpresat prej 3 dekadash.
-
VIDEO
Apel për ndihmë/Shfaqen dy persona të paidentifikuar në Pogradec e Vlorë
’Pa Gjurmë’ shfaqi puntatën e kësaj të hëne dy video që mbërritën në redaksinë e emisionit. Një burrë i panjohur nga Pogradeci gjendet në situatë rruge dhe për këtë kërkohet ndihmë për identifikimin e tij. Ngashmëria me një nga të humburit e denoncuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV ka bërë që stafi të nis menjëherë investigimin, pas dyshimeve se mund të jetë 80-vjeçari Sadik Xheka që rezulton i humbur që prej janarit të këtij viti. Ndihmë kërkohet edhe për një zonjë, e cila gjithashtu gjendet në situtatë rruge në qytetin e Vlorës. Edhe për të nuk janë zbuluar ende informacione mbi të dhënat e saj.
-
VIDEO
‘Ishte një marrëdhënie babë e bir’, Olen Cesari rrëfen se si rastësia e njohu me Lucio Dalla
Violinisti me famë botërore Olen Cesari ishte i ftuari këtë të hënë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ai ka zbuluar shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale. Ndër to edhe njohjen me Lucio Dalla.
-
VIDEO
Turizmi pas heqjes së masave anti-COVID, drejtuesi i sektorit të operatorëve turistikë: Pritet sezon i mirë, por çmimet do rriten të paktën me 20%! Problem mungesa e punonjësve dhe ndotja
Sipas drejtuesit të sektorit të operatortëve turistikë, Xhimi Lama, pritet një sezon i mirë turistik dhe prenotimet kanë filluar të rriten. Lama pranoi se do të ketë një rritje të çmimeve, ku në bare e restorante këtë vit çdo gjë do të kushtojë të paktën 20% më shumë se vitin e kaluar.
-
VIDEO
U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar
Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD. Ai tha se deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve nuk mbështetën Berishën për të ruajtur karrigen e tyre.
-
VIDEO
Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Olen Cesarit: Kam realizuar çdo ëndërr, tani pres të performoj në hënë
Violinisti i mirënjohur shqiptar, Olen Cesari, vjen me një koncert të veçantë këtë muaj. Me 5-6 Maj në Pallatin e kongreseve të gjithë do të kenë mundësinë të shijojnë performancat ee veçanta ku do të përfshinë jo vetëm violinistin Olen Cesari por edhe plot emrat të mirënjohur të muzikës Italiane. Në emisionin “Rreze Dielli” Olen Cesari ndau detaje tepër interesante nga koncerti i shumëpritur. Ndërsa rrëfeu edhe pikat kryesore të jetës së tij profesionale, ëndrrat e realizuara dhe ato që janë ende në pritje.
-
VIDEO
Fileto pule me salcë të bardhë nga zonja Albana
Fileto pule me salcë të bardhë
Përbërësit:
500 gr gjoks pule
3 lgj miell
1 lgj gjalpë
200 ml pana
2 lgj salcë kosi
300 gr kërpudha
200 ml ujë
1 lç kripë
hudhër pluhur
piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fileton e pulëse kalojmë në mielli dhe më pas e skuqim në gjalp dhe në vaj, erëzat i shtojmë sipër pulës që edhe vaji të marri aromën e tyre. Pasi marrim një sipërfaqe të artë, i kalojmë në një pjatë në atë vaj kaurdisim kërpudhat , shtojmë pakëz ujë, mbas 3 minutash zierje të lehtë shtojmë salcën e kosit dhe panën. E lëmë 10 minuta të ziejnë, më pas shtojmë filetot e pulës, e rregullojmë me kripë dhe erëza dhe në fund fare e spërkasim dhe nëse dëshirojmë e spërkasim me bimë aromatike.
-
VIDEO
Petulla që nuk thithin vaj nga zonja Albana
Petulla që nuk thithin vaj
Përbërësit:
1 gotë ujë i vakët
1 lgj vaj
2 e 1/2 gotë miell
2 lç maja buke e thatë
2 lgj sheqer
1 lç kripë
Përgatitja:
Në një enë shtojmë majan e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet, shtojmë miellin dhe ujin e vakët, e zëmë brumin, e lëmë një orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta.Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë, përpara se ta marrim dhe ta skuqim në vaj vegjetal, masën e hapim më tepër.
-
VIDEO
Pite me kunguj të njomë dhe gjizë për 5 minuta nga zonja Albana
Pite me kunguj të njomë dhe gjizë
Përbërësit:
4-5 kunguj jeshil
1 tufë qepë të njoma
200 gr gjizë
1 e 1/2 gotë miell
3 lgj vaj
1 vezë
1 lgj fryrës
majdanoz, kopër
kripë, piper
Përgatitja:
Kalojmë në rende, kungujt jeshil, i shtrydhim për ti hequr ujin. Qepët e njoma I presim hollë, I kalojmë në një tas me kungujt, shtojmë vezën, gjizën, miellin, fryrësin, kripë, piper, majdanoz, kopër I përziejmë me lugë derisa të na krijohet masa e një trajtshme. Në një tavë qelqi shtrojmë letër pjekje dhe sipër hedhim masën e përgatitur. I lëmë të piqet në furrë në 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Parashikimi i horoskopit javor për datën 2 Maj -8 Maj nga astrologu Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 2 Maj deri në 8 Maj) për të gjitha shenjat.