Petë tigani në formën e flisë nga zonja Albana

12 Korrik 2022, 12:33

Petë tigani në formën e flisë

Përbërësit:

  • 1 kokërr vezë
  • 500 gr miell
  • 800 ml ujë ose qumësht
  • Pak kripë
  • Gjalpë ose vaj për lyerjen e tiganit

Mbushja:

  • 150 gr gjizë
  • 2 vezë
  • 3 lgj kos

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezën me pak kripë dhe ujë, shtojmë miellin gradualisht derisa të krijohet një masë homogjene.

Lyejmë një tigan krepash me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim një garuzhde nga brumi i krepave. Sapo krepi të krijojë bulëza e kthejmë nga ana tjetër. Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat dhe më pas i shtrojmë në një tavë duke vendosur në çdo krep një shtresë me masën e gjizës të trazuar me vezë dhe kos. Në fund e spërkasim me pak gjalpë dhe djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.