-
VIDEO
Çështja e targave, analisti nga Prishtina: Serbia do të mbajë peng të ardhmen e Kosovës, dialogu në pikën më të ulët! Pakica shqiptare në Preshevë po spastrohet
Dështimi i marrëveshjes së targave, sipas analistit nga Prishtina, Dorajet Imerit është pjesë e strategjisë së Serbisë për të mbajtur peng të ardhmen e Kosovës.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për SHBA, Vangjeli: Nuk ka ndryshuar Amerika, por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet
Për analistin Lorenc Vangjeli, kriza në Partinë Demokratike u thellua kur u shkel jo vetëm statuti, por edhe rregullat e pashkruara që kanë të bëjnë me moralin politik.
-
VIDEO
Vangjeli: Kriza në PD duhet zgjidhur politikisht, të gjitha palët e kanë marrë peng për interesa vetjake
Për Lorenc Vangjelin, kriza në Partinë Demokratike ka nevojë për një zgjidhje politike brenda saj, para se të mbërrinte në dyert e gjykatave.
Për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti u shpreh se PD sot është e marrë peng nga të gjitha palët për interesat e tyre vetjake.
“Këtu kemi disa palë ku interesi vetjak po prevalon mbi interesin e PD dhe tëmbarë shoqërisë shqiptare. Sot PD është marrë peng në emër të interesave vetjake. Duhet që kriza në PD të zgjidhet politikisht sepse përndryshe agonia do të vijojë të zgjatet. Unë mendoj se në PD nuk ka pasur as edhe një jurst mesatar. Janë dy frymë brenda PD që ndeshen se cila ka supermacinë mbi tjetrën dhe mbi këto palë qëndron duke u ngrohur në diell Edi Rama që është e vetmja palë që përfiton nga kjo situatë” – tha Vangjeli.
Ndërkohë, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, u shpreh se deri më sot duket sikur në PD është gjetur një rrugë për ta koklavitur çështjen dhe jo për ta zgjidhur.
“Nuk është zgjedhur rruga për ta zgjidhur, por rruga për ta koklavitur në interes të një grupimi. Kuvendi i 30 prillit do të dalë me vendime që do të shkojnë sërish në gjykatë. Çfarë do të bëjë gjykata? Do të marrë sërish ankimet e kujtdo pasi t’I ketë njohur njëherë vendimet?” – tha Ristani.
-
VIDEO
Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt, avokati i PD: Presim apelin, Zhukri shkeli ligjin! Çdo vendim i Berishës është i pavlefshëm
Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë se çdo vendim që merr Sali Berisha është i pavlefshëm, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë sa i përket statutit të PD-së. Avokati Sefa shprehet në Report Tv se pranimi i ankimit të Enklelejd Alibeaj ishte një vendim i drejtë, duke theksuar se kanë dy kërkesa, ose prishjen e vendimit të Zhukrit ose çështja të rikthehet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese.
-
VIDEO
Gjykata pranon ankimimin e Alibeajt, Kume: ‘Rithemelimi’ mund të shkojë në pikën 0! Situata në PD? Vendi pa opozitë
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se pranimi i ankimit të kryetarit të Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nga Gjykata kundër vendimit të Agron Zhukrit, nuk e zgjidh problemin brenda partisë, por çështja ka marrë një rrugë, e cila mund të çonte “Rithemelimin” edhe në pikën zero.
-
VIDEO
Energji më të shtrenjtë për ata që harxhojnë mbi 700 kWn në muaj? Eksperti në Report Tv: Përfitim momental, jo zgjidhje efikase! Mund të nxisë vjedhjen
Për ekspertin e ekonomisë Igli Tola propozimi i qeverisë për të tarifuar më shumë familjet që konsumojnë më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj mund të jetë një zgjidhje momentale por jo efikase.
-
VIDEO
Biskotat e Pashkëve/ Receta e shijshme dhe simbolika e bukur që fshihet pas tyre
Pastori Ylli Doci në “Rreze Dielli” tregon simbolet e Festës së Pashkëve dhe mesazhet që përcillen përmes saj.
-
VIDEO
"Me la 3 ditë në pritje", çifti Doci rrëfen historinë e bukur të dashurisë
Pastori Ylli Doci dhe bashkëshortja e tij Niki Doci në një rrëfim tepër të bukur për dashurinë e tyre 25-vjeçare.
-
VIDEO
“Ishte 7 cm më e gjatë se unë’ Pastori rrëfen momentin e sikletshëm me gruan
Pastori Ylli Doci dhe bashkëshortja e tij Niki Doci në një rrëfim tepër të bukur për dashurinë e tyre 25-vjeçare.
-
VIDEO
Supë magjerica nga zonja Albana
Supë magjerica
Përbërësit:
1 kg të brendshme
2 feta limoni
1 qepë
1 thelpi hudhër
5-6 qepë të njoma
1 dorë sallatë jeshile
½ tufë koper
100 gr oriz
50 ml verë e bardhë
4-5 lgj vaj ulliri
2 gjethe dafine
1 degëz rozmarine
Lëng dhe lëkurë e grirë limoni
2 vezë për të prerë supën
Kripë, piper kokërr
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim të ziejnë për 10 minuta të brendshmet e bagëtive me piper, dafinë dhe 2 feta limoni. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën dhe rozmarinën. Shtojmë të brendshmet të cilat i kemi prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper ose pak koncentrat dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe e lemë të ziejë për 40 minuta. Më pas shtojmë orizin dhe në fund qepët e njoma, koperën dhe sallatën jeshile.
Rrahim 2 vezë me lëngun e 2 limonëve dhe pak lëkurë të grirë limoni. E përziejmë mirë me tel dhe e hedhim në supë. Rregullojmë shijen e supës dhe e lemë derisa të ajkoset.
-
VIDEO
Tortë pa pjekje me luleshtrydhe nga zonja Albana
Tortë pa pjekje me luleshtrydhe
Përbërësit:
1.2 ml qumësht
9 lgj sheqer
4 puding vanilje
100 gr çokollatë e bardhë
250 gr margarinë
4 lgj salcë kosi
400 gr luleshtrydhe
400 gr biskota
Xhelatinë
Përgatitja:
Në një enë vendosim 1 litër qumësht dhe sheqerin dhe e lemë të marrë valë. Në një enë tjetër tresim pudingun në 200 ml qumësht të ftohet. Më pas pudingun e tretur e shtojmë tek qumështi i ngrohur së bashku me çokollatën e bardhë, margarinën dhe salcën e kosit. E trazojmë derisa kremi të lidhet dhe më pas e vendosim në një tavë ku shtojmë biskota të thërrmuara. E nivelojmë mirë dhe të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me luleshtrydhe. Tresim xhelatinën në ujë dhe mbulojmë pjesën e sipërme të tortës. E lemë të ftohet dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Role me mish të grirë nga zonja Albana
Role me mish të grirë
Përbërësit:
750 gr mish të grirë
5 vezë të ziera
8 feta proshutë
8 feta djathë pice
40 gr bukë e thërrmuar
20 gr djathë të grirë
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e grirë e përziejmë me kripë, piper, bukë të thërrmuar, djathë të grirë dhe majdanoz. E punojmë mirë brumin dhe më pas e hapim në tryezën e punës duke i dhenë një formë katrore ose rrumbullake. Mbi brumin e hapur me mish të grirë vendosim në rradhë fetat e proshutës, fetat e djathit të picës dhe vezët e ziera. Më pas e mbledhim role dhe e vendosim në një tavë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.