Veri Jug - Mysafirë në Priskën e bukur

15 Maj 2022, 15:11

Një udhëtim mbreslënës në fshatin Priskë në lindje të Tiranës, me destinacion takim me fermerin e vogël të një stani me bagëti, me Denis Gjokën. Mbi 200 dhi të racës vendase dhe po aq keca në vathën e mbushur me blegërima bagëtish, që të gjitha të vaksinuara dhe me shërbime veterinare, sipas kërkesave të kohës. Pas takimit me Denisin, në vreshtat e ullinjve dhe të hardhive me Florenc Shkozën, kryeplak I fshatit Priskë, me prejardhje nga një familje e vjetër autoktone nga Priska. Ndiqni reportazhin “Mysafirë në Priskën e bukur” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug gazetari Agim Pipa.