Pite me kunguj të njomë dhe gjizë për 5 minuta nga zonja Albana

2 Maj 2022, 10:42

Pite me kunguj të njomë dhe gjizë

Përbërësit:

4-5 kunguj jeshil

1 tufë qepë të njoma

200 gr gjizë

1 e 1/2  gotë miell

3 lgj vaj

1 vezë

1 lgj fryrës

majdanoz, kopër

kripë, piper

Përgatitja:

Kalojmë në rende, kungujt jeshil, i shtrydhim për ti hequr ujin. Qepët e njoma I presim hollë, I kalojmë në një tas me kungujt, shtojmë vezën, gjizën, miellin, fryrësin, kripë, piper, majdanoz, kopër  I përziejmë me lugë derisa të na krijohet masa e një trajtshme. Në një tavë qelqi shtrojmë letër pjekje dhe sipër hedhim masën e përgatitur. I lëmë të piqet në furrë në 180 gradë Celsius për 30 minuta.