Kuvendi i Berishës, hap për bashkim apo ndarje pa fund?

29 Prill 2022, 21:15

Komisioni i Rithemelimit të PD pritet të mbledhë nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat. Për Enno Bozdon, ky organizim rikthen Partinë Demokratike de facto në rrugën e opozitarizmit. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV ai shtoi se vetë pjesëmarrja e prej 40 mijë demokratëve në zgjedhjet për krerët e degëve të PD tregoi se shumica e bazës është me ‘Rithemelimin’.