Molusqet dhe fluturat e “Amazonës” së Divjakës

1 Maj 2022, 15:05

Veri jug ka udhëtuar drejt Divjakës, si pjesë e Parkut Kombëtar të Divjak Karavastasë dhe u ndal në bregun e detit ndanë parkut, për t’u takuar me studjuesin, biologun dhe eksploruesin Altin Hila, mbledhës dhe koleksionues I molusqeve dhe gjallesave të rralla në detin Adriatik. Por Altini është edhe seleksionues I më shumë se 450 lloje fluturash. A e dini se mes fluturave në pyllin e Divjakës jeton edhe monarku I Afrikës? Por edhe flutura me emrin e rrallë “kafka e vdekjes”, që natën u vjedh mjaltin bletëve? Për koleksionet e molusqeve dhe fluturave do mësoni në reportazhin “Molusqet dhe fluturat e “Amazonës” së Divjakës”, realizuar nga moderatoti I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa