Doktori për Berishën: Dhembja fantazmë tek këmba e prerë

29 Prill 2022, 23:07

Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.

Por Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se PD-ja që do të mblidhet nesër në Kuvendin Kombëtar është ajo që do t’i mungojë së ardhmes. Kjo për faktin sepse zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar që askush nuk do të takohet me Sali Berishën nëse ky i fundit zgjidhet në krye të PD.

“Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë të ardhmes. Sepse një PD më zotin Berisha në krye, nuk do ta takojë askush. Non grata për zotin Berisha nuk ishte vetëm për të si individ dhe vetëm për Partinë Demokratike, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin dhe një apel edhe për PS sesa të papjekur kemi qenë. Zoti Berisha thotë se lufton për dinjitetin e tij, por cila është arsyeja që kjo shumicë në PD e ndjek në këtë betejë? Një tjetër doktor shumë i njohur në Shqipëri, doktor Apostol Vaso, ka bërë një studim ku flitet për një fenomen shume pak të njohur që ai e quan “dhimbja fantazëm”. Pra gjymtyra e prerë vazhdon dhe dhemb ende. Partia Demokratike do vijojë të ketë dhimbje ende nëse e lidh fatin e saj me fatin e zotit Berisha. Ky është thelbi. Por është e pakuptueshme për çfarë i duhet marka e PD-së zotit Berisha. Ai e rrëfeu që është i fortë në opozitë. Por nesër pas zgjedhjeve lokale që do ti humbë, do t’i duhet të votëbesohet para demorkatëve sepse e ka shkruar në statut. Megjithatë unë mendoj që ka një plan rezervë dhe pjesëmarrësit në Kuvendin e nesërm janë figurantë të këtij plani. Në shtator do ta shohim opozitën më të fortë sesa sot sepse do të ndryshojnë disa rrethana të tjera” -paralëjmëroi  Lorenc Vangjeli.