Burri në Itali, gruaja ikën nga shtëpia, ish-krushkat zihen live në ’Pa Gjurmë’

25 Prill 2022, 19:41

Një 57-vjeçare nga Kuçova rrit e vetme mbesën e mitur, pasi nëna e braktisi kur ajo ishte vetëm 2 vjeçe. Silvia Kaja iku nga banesa duke lënë të voglën me gjyshërit e saj. Ajo kishte të vështirë për t’u mësuar me mungesën e të ëmës, që nuk mori më vsoglin mundim për ta kthyer kokën që ditën kur e la korrikun e vitit 2018. Gjyshja e saj Naze Kallmi mes lotësh tregon si ishte për ta ajo ditë kur nusja nuk u kthye më në banesë. 57-vjecarja tregon për arsyet e larhimit të nuses duke ngritur dyshimet se ajo tashmë ka ndërtuar një tjetër jetë në shtetin grek dhe se ëshjtë bërë sërish nënë e një djali. Olivia sot është 6 vjece një vajzë e bukur e cila nuk mban mend imazhin e nënës që e solli në jetë. E gjejmë në oborr teksa na sheh me habi dhe e hutuar. Ajo ka lindur me probleme në dëgjim, ndërsa kuptohet me gjyshërit e saj me shumë vështirësi. Të shqetësuar për të voglën janë edhe gjysh Nexhipi si dhe ssstërgjyshja. Babai Dorjan Kallmi prej një viti ka emigruar në Itali, për të siguar të ardhura për të bijën që rritet nga prindërit e tij. Nazja dhe bashkëshorti i saj Nexhip Kallmi nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa ndihmë që i ati të marrë kujdesatrinë e vajzës për të patur mundësi kurimi jashtë vendit për Olivian e vogël. I ati nuk mund ta marrë dot pa firmën e nënës biologjike, e cila që prej momentit që e braktisi nuk nuk është bërë më e gjallë. Për Olivian, gjyshe Nazja është nënë e shkuar nënës dhe për Nazen Olivia është mjalti i mjaltit, ndaj për të do të bënte gjithcka.