Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë
Përbërësit:
350 gr mish i grirë
1 karrotë
1 kungull
1 vezë
50 gr djathë i grirë
Arrë moskat
Kripë, piper
Për salcën:
½ kokërr qepë
250 gr salcë domate
200 ml pana
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën, karrotën dhe kungujt të grirë në rende. Shtojmë kripën, piperin, djathin e grirë kaçkavall, vezën dhe bukën e thërrmuar. E punojmë mirë brumin dhe i japim formë qofteve.
Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri qoftet (të pudrosura me miell) nga të gjitha anët sa të marrin një ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe panën e holluar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me qofte në salcë të gatuhet në temperaturë mesatare.