Spaho në 'Kontrast': Shtyrja e Kuvendit më 30 prill një mundësi që të merrte pjesë pala tjetër! Deri më sot krerët e degëve nuk ishin të zgjedhur

25 Prill 2022, 19:25

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, tha sot se shtyrja e Kuvendit të PD-së për në 30 Prill u bë për t’i dhënë një mundësi grupimit të Bashës që të bëhet pjesë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai komentoi edhe procesin e zgjedhjeve në rrethe. Spaho u shpreh se deri më sot, krerët e degëve të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të zgjedhur.