Supë me lulelakër dhe pana shoqëruar me qofte lulelakre nga zonja Albana

11 Prill 2022, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2022-04-11 12:22:24

Supë me lulelakër dhe pana shoqëruar me qofte lulelakre

Përbërësit:

1 qepë

1 patate

1 lulelakër

1 tufë kopër

100 ml pana

1 lgj gjalpë

kripë, piper i zi

piper i kuq

Për qoftet:

½ lulelakër

1 lgj miell

1 vezë

1 lgj galetë

Nenexhik

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim supën, duke grirë qepën imët dhe hedhim në në tigan me pak gjalp, më pas presim patatet në copa dhe i hedhim brenda, i kaurdisim sëbashku, shtojmë edhe 1 lugë gjelle miell. I përziejmë sërish dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohet tenxherja. Më pas i përziejmë së bashku, i hedhim kripë, piper të zi dhe të kuq, dhe e lëmë të ziejë për disa minuta. Më pas e largojmë tenxheren nga zjarri dhe hedhim panën, ndërsa kemi hedhur panën e lëmë të ziejë dhe pak, nuk e lëmë të trashet lëngu shumë, pasi do të trashet pas ftohjes. Dhe më pas është gati për servirje.