Mëniku, fshati ndanë lumit Erzen

10 Prill 2022, 17:15 | Përditesimi i fundit: 2022-04-10 17:16:13

Veri jug ka udhëtuar në perëndim të kryeqytetit, në zonën e Pezë Helmësit dhe u ndal në fshatin Mënik, një fshat I bukur ndanë lumit Erzen, ku bazë e ekonomisë mbeten bujqësia dhe blegtoria. Takimi I parë me kryetarin e fshatit Sulejman Bardhin, I cili sjell para kameras së emisioneve Veri Jug, shqetësimet e bujqve të vegjël, pragfalimentin e tyre për shkak të cmimeve të larta të energjisë dhe karburanteve dhe për shkak të mungesës së vaditjeve të tokave. Ndalesë në serën e vogël të familjes së bujkut Qani Bardhi, prodhimet e stinës, mbjelljet dhe përpjekjet për mbijetesë. Por Qaniut I qesh buza kur tregon për lopët e familjes, fabrikat e vogla pa të cilat, thotë ai, ekonomia e shtëpisë do të ishte rrënuar prej kohësh. “Mëniku, fshati ndanë lumit Erzen” realizuar nga moderastori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa