Trondit e ftuara në studio: ’9 vjeçe me zhvishte në dhomë, njerku...’

7 Prill 2022, 19:00

Historia tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh. Pas divorcit të prindërve, Dituria jetoi në një banesë me nënën dhe njerkun, i cili tentoi disa herë të abuzojë mbi të miturën, deri ditën që e martoi me një 70-vjeçar. Ajo sjell në kujtesë mes lotësh një të shkuar pa fëmijëri, momentin kur la ku kullat dhe nga dera doli me vellon e bardhë. Një martesë e pazakontë që zgjati vetëm 3 muaj, pasi me ndihmën e institucioneve Dituria u strehua në shtëpië e fëmijës në Tiranë. “Pas divorcit të prindërve, që kur nëna ime u martua me një burrë të dytë jeta ime u kthye në një ferr. Isha 9 vjeçe kur njerku tentoi të abuzonte seksualisht me mua. Më detyronte të hiqja rrobat e trupit në dhomën e gjumit edhe pse nëna ishte në shtëpi. E mbajta gozhdë në zemrën time dhe nuk i tregova askujt. Kam ikur 3 herë nga shtëpia, por vëllai më ka kthyer, ai nuk e dinte se çfarë kisha kaluar unë. Njerku më martoi në një fshat të Skraparit me një burrë që ishte 70 vjeç. Nga shtëpia dola me vello të bardhë dhe ai më shihte me një tjetër sy. Më kishte marr për t’i bërë yzmet atij dhe nënës së tij të sëmurë. Me të kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Qëndrova aty vetëm 3 muaj dhe ika’’.