'Shkova të mbytesha, por humba time bijë’ / Preket gruaja, humbet ndjenjat live

7 Prill 2022, 18:56

Më 19 janar të vitit 1984, Dituria sjell në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila pa motivin për të ecur përpara. Por vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë, e cila kishte mbetur mes katër rrugëve me një vajzë dy vjeçare. Pas disfatave të njëpasnjëshme, martesa me Avdiu Xheladini në vitin 1987 do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do ta çonte drejt depresionit dhe marrjen e një vendimi fatal, pas të cilit nuk do të mësonte më kurrë për fatin e vogëlushes që mbeti tek njerku në Fushë-Arrëz. ’’Erdha në Tiranë dhe kërkova ndihmë e autoriteteve të cilët më strehuan në shtëpinë e fëmijës. Në moshën 19 vjeçare u martova, por pashë edhe më keq. Ky person kishte qenë i martuar dhe me fëmijë, por ishte ndarë pasi gruaja i kishte rënë në burg. Në atë kohë mbeta shtatzënë me vajzën. Mimoza Hakrama erdhi në jetë më 19 janar të vitit 1984. Ai më kërcënonte me thikë dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale me atë që donte ai në këmbim të parave. Më merrnin në makinë me çonin në vende te ndryshme abuzonin me mua.Dashurinë unë nuk e kam njohur asnjëherë. Pas dy viteve vendosa të ndahesha prej bashkëshortit, ndërsa gjykata më la kujdestarinë e vajzës. U martova me Avdi Xheladinin në Fushë-Arrëz, por nga dhuna rashë në depresion. Tentova të mbytem bashkë me vajzën në krah në lumin Valbonë, por më shpëtuan banorët e zonës. Vajzën e lashë aty kur ishte 2 vjec e gjysëm dhe vetë ika. Që nga ai moment nuk di asgjë për të. Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi pas depresionit, kohë në të cilën nuk mori më kurrë informacion për të bijën. Nuk mundi të bëhej nënë sërish, sot Dituria është në kërkim të vajzës së vetme me emrin Mimoza, pas cilës mban të mbërthyera shpresat prej më shumë se 3 dekadash. ’’Nga kërkimet që kam bërë kam mësuar se vajzën e kam gjallë. Unë dua vetëm ta takoj, t’i kërkoj falje dhe t’i dhuroj të gjithë pasurinë që kam. Dua t’i them që nuk e kam harruar kurrë. E dua shumë dhe e pres. Të më thotë një fjalë se do më shtojë jetën. Edhe nëse ka prindër nuk dua t’ja prish jetën, vetëm dua ta takoj”.