24 korrik 1994 është dita që Josif Niçka nuk do ta harrojë kurrë, dita që shenjoi një ndryshim thelbësor në jetën e 38-vjeçarit nga Tirana. Në autobusin e linjës Athinë-Tiranë ai njihet rastësisht me Elidën, një vajzë 28-vjeçare nga Saranda. Të dy jetonin dhe punonin në Greqi, ndërsa atë ditë të nxehtë vere ktheheshin në kryeqytetin shqiptar; Josifi në shtëpinë e tij ndërsa Elida tek motra e saj. Gjatë rrugës, orët e gjata të udhëtimit i vranë me biseda për jetën e tyre. Në atë pak kohë të rinjtë u lidhën shumë me njeri-tjetrin dhe vendosën që njohjen mos ta ndërprisin aty, por ta vazhdonin edhe më tej. Filluan të takoheshin shpesh në Tiranë dhe ta pëlqenin njeri-tjetrin, duke vendosur shumë shpejt që të bashkëjetojnë. Dy muaj më pas, në shtator 1994, Elida mbetet shtatzënë. Të dy u lumturuan shumë, por pas një muaji një pyetje që bashkëjetuesja i bëri Josifit, “sa para ke në bankë”, bëri që ai të hedhë dyshime, se ajo është e interesuar për pasurinë e tij, dhe jo për të. Menjëherë Josifi vendos të ndahet nga Elida, por kjo e fundit e kërcënon, se do e dështojë qëllimisht foshnjen nëse ai e braktiste. I detyruar ai qendroi me të dhe kështu vendosën që në janar 1995 të shkojnë sërish në Athinë. Pak muaj më pas, në korrik, lindi fëmija i tyre i parë, Mario. Vogëlushi sëmurej shpesh, e deri në moshën 7-vjeçare bëri 4 operacione. Në vitin 2001 çifti bëhen prindër për herë të dytë, me vajzën e tyre Asiminë. Elida nuk punonte dhe të ardhurat që siguronte Josifi nuk mjaftonin. Kështu po atë vit, motra e Elidës Jolanda, pasi kishte marrë një hapësirë toke te zona e Misto Mames, i kërkon atyre që të kthehen në Shqipëri dhe të hapin biznesin e tyre. Ata kthehen në gusht 2002 dhe vendosen në zonën e Myslym Shyrit, në shtëpinë e familjes së Josifit, mirëpo ky i fundit detyrohet t’i japë prindërve 30 milionë lekë shqiptare, që t’ja kalonin apartamentin në emër të tij. Pas këmbënguljeve të Elidës dhe motrës së saj, Josifi në vitin 2002 bën celebrim me bashkëjetuesen e tij. Fill pas procedurave ligjore, Elida i kërkon bashkëshortit të saj gjysmën e vlerës së shtëpisë. Sipas Josifit, ky veprim ishte i planifikuar nga dy motrat. Martesa e tyre zgjati vetëm 3 vite, pasi në 2004 Josifi i kërkon ndarjen bashkëshortes dhe në mars 2005 ata divorcohen me vendim gjyqi. Trupi gjykues vendos që Elidës i takojnë 42 milionë lekë të vjetra, nga përpjestimi i pasurisë. Pavarësisht ndarjes, Elida jetonte në shtëpinë e Josifit. Ai punonte në Greqi me sezone dhe lekët që sillte shpeshherë ajo ia vidhte. Një ditë shtatori në vitin 2014, policia troket në shtëpinë e Josifit dhe e arreston, me akuzën “dhunë në familje”. Ai dënohet 2 vite, por kryen vetëm 1 muaj e 8 ditë. Kur lë qelinë, përmbarimi i kishte nxjerrë në ankand shtëpinë e tij dhe pasi u shit, Elida mori pjesën e saj prej 42 milionë lekësh të vjetra. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i mori Josifit edhe gjënë më të shtrenjtë që ai kishte në jetë, fëmijët. Që prej vitit 2014, ai i ka takuar vetëm 2 herë, ndërkohë që sot ka humbur çdo kontakt me ta.
E bëra dy herë nënë, por s’e dashurova kurrë/ Rrëfehet i penduar 67-vjeçari
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Vëllai më vdiq, i mohoi punën e paratë’/Përplasja me ndërtuesin: Dua lekët sërish!
14 Nëntor, 18:02

