Bylykbashi në ‘Kontrast’: Dorëheqja e Bashës, kronikë e një largimi me turp

21 Mars 2022, 19:45

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha sot se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në thelb është një largim me turp. Për studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, Bylykbashi theksoi se qëndrimi i tij me forcë pas 9 shtatorit kur u pa se nga anonte anëtarësia, kishte si qëllim shkatërrimin e PD-së.