Supe krem qumështi me spinaq dhe qofte pule
Përbërësit:
400 gr mish pule i grirë
1 qepë e madhe
2 lç hudhër të grirë
1 lk sodë buke
1 lgj miell
200 ml pana kuzhine
1 karrotë
1 tufë spinaq
2 qepë të njoma
1 limon
Arrë moskat
Kripë, piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht skuqim mirë qepën e grirë hollë. Më pas në një tas vendosim mishin e grirë të pulës, qepën e skuqur, hudhrën, sodën e bukës, miellin, kripën, piperin, arrën moskat. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë toptha të vegjël të cilat i vendosim të piqen në furrë për pak minuta (sa të marrin një faqe).
Në një tenxhere me ujë të vluar vendosim qoftet për 5 minuta, më pas shtojmë panën, lëngun e limonit, bishtat e qepëve të njoma, spinaqin, xhinxhërën dhe specin e kuq pluhur.