Tavë me sardele nga zonja Albana

17 Mars 2022, 11:08

Tavë me sardele

Përbërësit:

1 kg sardele

2 qepë të thata

5 thelpinj hudhër

1 domate mesatare

150 ml vaj ulliri

1 lgj galetë

1 gotë verë të bardhë

2 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 limon në feta

1 limon (lëngu)

2-3 gjethe dafine

Pak spec djegës

Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Pastrojmë sardelet dhe i hapim si dy faqe libri dhe më pas i marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper. Grijmë qepët dhe hudhrat hollë, ndërsa domaten e presim në kubikë të vegjël pasi kemi larguar më parë lëkurën.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri, e spërkasim me galetë dhe hedhim verën e bardhë. Bëjmë një shtresë me qepët e grira dhe domatet në kubikë. I spërkasim me kripë dhe piper dhe më pas vendosim shtresën me sardele. Sipër shtojmë lëngun e një limoni si dhe një limon të prerë në feta. Bëjmë një spërkatje me majdanoz dhe bishta qepësh të njoma, vendosim gjethet e dafinës për aromë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.