• VIDEO

    Gjendet Selim Llocja/Hyn befas në transmetim live:‘Më fal vëlla,e bëra nga e keqja’

    Humbi gjurmët më 1 shkurt të këtij viti, por falë ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet Selim Lloçja. 33-vjeçari u gjet në qytetin e Vlorës, pas një prej dëshmive të rëndësishme që mbërriti në program. Një zotëri nga qytetit bregdetar dha adresën e saktë se ku jetonte prej 10 ditësh i riu nga fshati Labinot-Fushë i Elbasanit. I vëllai i 33-vjeçarit, Agim Lloçja nuk e kishte çuar ndër mend se këtë të premte do të takohej me të vëllanë për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë. Emociunes momenti kur moderatorja Odeta Dume i komunikon live, Agimit se dikush kishte mbërritur në ambjentet e Report TV, aty ku për më shumë se 60 minuta priste i vëllai i tij Selim Lloçja. Sapo ky i fundit futet në studio të dy vëllezërit shpërthejnë në lot gëzimi. I riu me lot në sy nuk ngurroi t’i kërkojë falje live edhe të fejuarës së tij, për të cilën shpreh pendesën pse nuk mundi dot ta njoftonte. Odeta Dume: Po dal sepse dikush ka ardhur në ambjentet e Report TV. Ky është momenti kur pasi moderatorja Dume lë studion në pak momente suspansë për t’u rikthyer sërish. Pak minuta më pas Selimi hyn në studio, ku të dy vëllezërit shpërthejnë në lot. Pasi i dhurojnë një përqafim plot mall njëri-tjetrit, 33-vjecari zbulon edhe arsyen e vërtetë të largimit të tij nga banesa 10 ditë më parë. Agim Lloçja: Vëlla ku ishe ? Selim Lloçja: Në Vlorë Agim Lloçja: Pse e bëre këtë ? Selim Lloçja: Nga e keqja vëlla...nga e keqja. S’kisha bukë të haja, s’kisha asgjë… Agim Lloçja: Ke lalin këtu… Odeta Dume: Selim si je ? Selim Lloçja: Jam shumë mirë. Atë ditë që u largova isha te vjehrri, kur erdhën dy persona që më kërkuan për të punuar. Unë jeton në kushte të vështira, nga e keqja ika në Vlorë. Vëllain nuk e mora dot në telefon sepse m’u prish telefoni, nuk kisha mundësi. Odeta Dume: Çfarë pune ke bëre në Vlorë ? Selim Lloçja: Kam ounuar si çoban. Të gjitha rrobat që kam veshur për të ardhur këtu m’i ka blerë pronari. Më kanë mbajtur me bukë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, i jam mirënjohës. Por e di që i kam shqetësuar dhe kam bërë një gabim. Më kishte marrë malli shumë për vëlla Agimin dhe për të fejuarën. Madje i kërkoj falje pafund për shqetësimin që i kam shkaktuar. Të fejuarës i them se e dua shumë. Agim Lloçja: Kisha shpresa sot do ta gjeja Selimi thotë se do të rikthehet sërish në Vlorë për të vazhduar punën si çoban atje, por kësaj here premtoi se do të marr me vete edhe të fejuarën e tij. Selim Lloçja: Do iki sërish në Vlorë të punoj atje, por kësaj herë do marr edhe të fejuarën me vete. Jam i emocionuar dhe nuk e prisja që do ndodhte kjo gjë. Agim Lloçja: E falenderoj shumë dhe pronarin që e ka E mbajtur, veçanërisht stafin tuaj që gjetët vëllain tim. Gjithë këto kohë mendja n aka shkuar tek e keqja, se ata persona që e erdhën me makinë e kishin rrëmbyer, por fale Zotit çdo gjë shkoi mirë.

  • VIDEO

    Gjendet 33-vjeçari nga Elbasani /Transmetohen momentet prekëse kur takohet me të vëllain

    Aksioni i policisë, zbulohet një 'shtëpi bari' në Ndroq

    Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabis në Ndroq. Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se banesa ishte me të gjitha pajisjet dhe infrastukturën e nevojshme për rritjen e lëndës narkotike në ambiente të brendshme. Akoma mbetet e paqartë nëse ka persona të arreatuar. Aksioni nisi që në orën 09.00 të ditës së sotme në të gjithë vendin, me urdhër të kryepolicit Gledis Nano.

    •  
  • VIDEO

    Dosja ‘Toyota Yaris’, eksperti i kriminalistikës për Report Tv: Basha nuk mban përgjegjësi penale për deklaratat në Kuvend! Drejtësia belge do t’i shkojë deri në fund kësaj historie

    Nuk ka pasur besim në drejtësinë shqiptare dhe ka dashur ta bëjë publike, ose e ka përdorur për të treguar se di shumë gjera dhe që ka peshë.”, kjo ishte përgjigja e ekspertit të kriminalistikës Fatjon Softa kur u pyet nga gazetari Andi Kapxhiu në Report Tv lidhur me arsyet e mundshme që shtyn kryedemokratin Lulzim Basha të dekonspironte operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota në 2018.

    Ekperti tha në “Sot Live në Shqipëri” se fakti që Basha nuk tregoi burimin, është e drejta e tij, ndërsa gjithçka tjetër mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia belge.

  • VIDEO

    Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

    Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia. Gazetari Arsen Rusta raporton se Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Perime me mish dhe makarona yje

    Perime me mish dhe makarona yje

    Përbërësit:

    2 kofsha pule

     1 lgj miell

     1 lgj vaj ulliri

    1 lgj gjalpë

    1 qepë

    3 thelpinj hudhër

     2 karrota

    1 spec i kuq

    1 kungull

    1 patëllxhan

    200 gr bishtaja 

    3-4 domate qershi

    1/2 fk verë të bardhë

    1 tufë majdanoz

     rozmarinë, kripë, piper

    Përgatitja:

    Racionet e mishit të pulës i kalojmë pak në miell dhe i skuqim lehtë me pak gjalpë. Më pas shtojmë tek mishi i pulës qepën e grirë imët, 2-3 thelpinj hudhër, kripë, piper dhe rozmarinë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë të mëdhenj. Gjatë kaurdisjes shtojmë domatet. E lemë mishin me perime të gatuhet për rreth 30 minuta në temperaturë të ulët. 

    Ndërkohë përgatisim makaronat yje të skuqura. Vendosim vajin të ngrohet, hedhim makaronat dhe i skuqim mirë. Pasi makaronat të kenë marrë ngjyrë shtojmë ujë derisa makaronat të mbulohen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë me kapak mbuluar derisa të përthithet uji. 

    Pasi gatimi të ketë përfunduar e servirim duke vendosur në qëndër makaronat dhe anash pulën me perime. 

  • VIDEO

    Prokurorët belgë ikin sot nga Shqipëria, morën në pyetje Bashën për 'Toyota Yaris' por nuk e mësuan kush e informoi kreun e PD! Lideri i opozitës nuk ua tregoi

    Përfundon vizita e hetuesve belg në Tiranë. Pas 72 orë largohen sot në mesditë drejt Bruksel. Në Tiranë erdhën  për dosjen Toyota Yaris. Report Tv mëson se para pak minutash ka përfunduar takimin delegacioni belg edhe me kreun e SPAK Arben Kraja.

    Gatime nga zonja Albana, Si të ruajmë mandarinat për një kohë të gjatë

    Si të ruajmë mandarinat për një kohë të gjatë

    Përbërësit:

    2 kg mandarina

    180 gr sheqer 

    1 shkop kanelle

    Përgatitja:

    Qërojmë mandarinat,  i vendosim në një kavanoz qelqi dhe i mbushim me ujë deri në grykë të kavanozit. Marrim një tenxhere, vendosim ujë, shtojmë sheqerin dhe shkopin e kanellës. 

    Ujin që kemi mbuluar mandarinat në kavanoz e derdhim dhe shtojmë ujin e sherbetosur të nxehtë. E mbyllim kavanozin hermetikisht dhe e mbulojmë me një pecetë. 

  • VIDEO

    Historia e veçantë e çiftit amerikan/ U njohën dhe u martuan në Shqipëri, 27 vite bashkë

    Kjo është historia e veçantë e çiftit amerikan Ned dhe Nathan Spiecker, të cilët u njohën në Shqipëri ndërsa kishin ardhur për çështje pune por u dashuruan dhe jetojnë këtu prej 27 vitesh. Ata kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të cilët lindën dhe u rritën në Shqipëri ndërsa tashmë jetojnë në vende të ndryshme ku punojnë dhe studiojnë. Shqipëria mbetet një vend I veçantë për çiftin amerikan.

  • VIDEO

    'Udhëtim për ty, letër e nje nëne drejtuar foshnjës së palindur"

    ‘Udhëtim për ty’ është botimi i veçantë i farmacistes dhe autores Donjetë Ahmetaj, e cila vjen në formën e një letre drejtuar foshnjës së pa lindur. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv ajo tregoi shumëçka nga historia që mban brenda forcë, shpresë dhe guxim prej së cilës lindi edhe ky libër.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Bukë pa gluten

    Buka më e shijshme pa gluten
    Përbërësit:

    400 gr miell pa gluten
     1 lç kripë, 1 lç sheqer 
    1 lç fryrës
    7 gr maja e thatë
     250 ml qumësht
     100 ml ujë të vakët
     4 lgj vaj ulliri
    2 lgj fara kia
    Përgatitja:
    Tek mielli vendosim kripën, sheqerin, fryrësin dhe majanë e thatë. Ndersa ujin e vakët e bashkojmë me qumështin e vakët dhe vajin e ullirit. Bashkojmë të dy masat bashkë duke i punuar mirë. Në pak ujë të vluar kemi vendosur farat kia për disa minuta. I shtojmë farat e kias tek brumi i bukës.
    Në një tavë vendosim një letër pjekje dhe hedhim brumin, e lyejmë me pak vaj dhe e vendosim bukën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 50 minuta. 
     
Për lajme të tjera kërkoni në arkiv