Shokon i riu/‘Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia,mësova se ishte xhaxhai im

4 Mars 2022, 18:05

 

Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë. Fillimisht ai ju drejtua me një letër programit, stafi i të cilit i bëri ftesë në studio. Me zërin që i dridhej, i ndrojtur por më shumë se kurrë i vendosur, 25-vjeçari rrëfen detaje rrëqethëse. Ai tregon sesi babai gjakoste nënën, teksa e akuzonte se e kishte tradhëtuar me vëllanë e tij. “Drama e jetës time nis kur isha fëmijë. Kur luaja mbaj mend që në shtëpi dëgjoja zërin e ngritur të babait tim që zihej me nënën dhe i thoshte: ’’Ky nuk është djali im, ti më ke tradhtuar me tim vëlla.’’ Isha i vogël atëherë dhe nuk e kuptoja fjalën tradhti, po ama e ndjeja që im atë nuk më donte dhe nuk mora asnjëherë dashurinë e tij. Sytë e mi kanë parë nënën dhe dy vëllezërit të larë me gjak, veshët e mi kanë dëgjuar fjalët më të pista më të cilat im atë i drejtohej të shtrenjtës time.” Edhe me e rëndë bëhej situate kur babai akuzonte rëndë nënën për tradhti. Babai na pengoi të shkonim tek xhaxhai, por unë nuk i kam ndërprerë kurrë kontaktet me të. Më dukej akuzë e rëndë e bërë nga babai ndaj të vëllait. Unë nuk e kam besuar kurrë një gjë të tillë’’-përlotet i rius