Përshendetje emisioni ’Pa Gjurmë’! Marr guximin t’ju shkruaj këtë letër, pasi historitë që ju trajtoni çdo ditë në program, më japin shpresë dhe shpesh gjej veten time në rrëfimet që dëgjoj.E dashur Odetë, unë jam një djalë i ri nga veriu i Shqipërisë, burrat e kësaj zone nuk duhet të qajnë dhe të dorëzohen lehtë, por unë kam një jetë të tërë që lotoj dhe sot ndihem më shumë se kurrë më parë, një djalë i dorëzuar.Drama e jetës time nis kur isha fëmijë. Kur luaja mbaj mend që në shtëpi dëgjoja zërin e ngritur të babait tim që zihej me nënën dhe i thoshte: ’Ky nuk është djali im, ti më ke tradhtuar me tim vëlla’. Isha i vogël atëherë dhe nuk e kuptoja fjalën tradhti, po ama e ndjeja që im atë nuk më donte dhe nuk mora asnjëherë dashurinë e tij. Sytë e mi kanë parë nënën dhe dy vëllezërit të larë me gjak, veshët e mi kanë dëgjuar fjalët më të pista më të cilat im atë i drejtohej të shtrenjtës time. Unë me vëllezërit jemi rritur me ushqimet që na ofronte kisha dhe çdo gjë tjetër që na falnin të afërmit tanë. Babai i kalonte ditët nëpër kafene dhe në darkë vinte i dehur. Një fëmijëri për të cilën s’kam nostalgji ta kujtoj, një fëmijëri që s'më bëri të ndihesha kurrë djalë dhe pse linda i tillë. Kjo gjë më bëri të bie pre e bullizmit nga bashkëmoshatarët e mi. Mësoja shumë, me shpresën që të shkoja në Universitet dhe të shkëputesha nga ferri ku u rrita. Por kjo mbeti vetëm një ëndërr e bukur në sirtar, pasi unë nuk munda dot të shkelja kurrë në auditoret ku kisha thurur plane në netët pafund. U përpoqa të ndiqja ndonjë kurs dhe ia arrita…Munda të bëj një kurs kuzhine me para borxh dhe punën time të parë e nisa si pjatalarës në një restorant. Rrogën e parë e dorëzova në familje. Më kujtohet mirë kur ende pa mbushr 19 vjeç, babait i dorëzova 120 mijë lekë të vjetra. M’i mori me nxitim dhe iku…Nuk bleu ushqime as për vëllezërit dhe nënën, por i prishi në kafenetë që frekuentonte. Ditë më pas, nisa të kisha shqetësime, ankthi po më merrte frymën…ndaj vendosa të largohem nga Shqipëria, por as përtej detit jeta nuk ishte fushë me lule. Sot jam rikthyer...i pashpresë…ndihem i vetem…dhe kam frikë të them kush jam, kam frikë të bëj atë që dua. Më beso e dashur Odetë, unë botën dhe njerëzit i shikoj bardhë e zi.Po e mbyll këtë letër me shpresën se do e lexoni. Ju përshëndes dhe ju falenderoj, që çdo ditë më bëni t’i jap forca vetes, të ngrihem për t’ja nisur nga e para... Faleminderit! Një djalë anonim nga Veriu i Shqipërisë
Letra prekëse e 25-vjeçarit/ ’Linda djalë,por nuk u ndjeva i tillë’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘U njohëm në universitet, dashuria ishte e madhe’/E reja:E kërkoj se e dua, por dyshoj se…
9 Janar, 19:41 -
Pa Gjurme-‘La letrën me plumbin sipër,shoku ka gisht’/Dy vëllezër tregojnë të vërtetën, ai e dërgoi…
8 Janar, 19:33 -
Humbja e dy grave dhe nje burri, ku fshihen?/Familjarët flasin me dëshmitarët: Janë parë…
7 Janar, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më godasin e më shajnë, kam frikë nga fqinji’/Gruaja: Me lopatë më ndjek, burrin s’e kam…
6 Janar, 21:27 -
Pa Gjurme-‘Burri fuste shokët të më ngacmonin,donte ta tradhtoja’/60-vjeçarja:Djemtë s’më flasin se…
27 Dhjetor 2024, 19:23 -
Pa Gjurme- Gjen nënën pas 48 viteve, ajo e refuzon: ‘Largohu, jeta ime u shkatërrua që kur linde ti’
25 Dhjetor 2024, 17:51 -
Pa Gjurme- “Iku me pushime, fiku telefonin dhe u zhduk”/ Flet vëllai: Na mashtroi se fshehu…
24 Dhjetor 2024, 20:12 -
Zhduket pas konfliktit me babain, i vëllai: E vërteta mbahet “peng” brenda familjes
23 Dhjetor 2024, 17:46 -
Skandal-‘Fëmijët mi la tek dera,makina e priste jashtë’/Burri denoncon guan:Të më japë atësinë dhe…
21 Dhjetor 2024, 10:56 -
‘Më theu dhëmbët për disa ullinj, fqinji na ka mbyllur në shtëpi’/I riu: Kemi frikë, duam…
19 Dhjetor 2024, 07:31 -
Djalin ma zhdukën, tre vite ma mbajnë peng’/Flet nëna:Mbështeste PD-në, me tha…
17 Dhjetor 2024, 18:48 -
‘Nënën s’e mbaj dot,të shkojë në azil/50-vjecarja:Djalë e burrë më vdiqën, vetëm ty të kam
16 Dhjetor 2024, 17:55 -
Vrau shokun se i ngacmoi nusen/E reja:Me viktimën s’kam pasur gjë,kam frikë nga hakmarrja
13 Dhjetor 2024, 19:28 -
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi
13 Dhjetor 2024, 17:04 -
Ekskluzive-‘Ika të gjeja djalin,humba dhe unë’/Nëna:Pas 4 viteve më gjeti vajza në rrugë,por djalin…
12 Dhjetor 2024, 18:08 -
‘Vjehrra s’më donte, burri më brakstisi në spital’/E reja:Më akuzojnë për tradhti, djalin…
11 Dhjetor 2024, 18:36 -
E gjetën pa jetë në rrugë,kush e vrau Anxhela Meçanin?/Babai:Partnerin s’ia njoha,dyshoj…
10 Dhjetor 2024, 18:16 -
‘Shoku i premtoi udhëtimin për SHBA, vëllai na u zhd*k/Familja:Kërkojnë 100 mijë euro për…
9 Dhjetor 2024, 19:05 -
Pa Gjurme- ‘Vëllai humbi kur vajzat e mohuan’/Përplasja mbesë-xhaxha: Më ofendoi pse thashë…
6 Dhjetor 2024, 22:28 -
Pa Gjurme-‘Djali iku, pas tij edhe nëna’/Shokon burri:Pas 4 viteve gruja u gjet në Selanik, djali…
5 Dhjetor 2024, 18:39