Pengu i vajzës, që solli në jetë 51 vite më parë dhe fshehja e një të vërtete e kthen pas në kohë 77-vjeçaren nga Tirana Lirije Islamajn, e cila sot kërkon ndihmën e emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV. Ajo mori guximin të zbulojë sekretin e jetës, duke bërë publike tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Çifti Islamaj ishin prindër të një vajze, kur pranverën e vitit 1971 erdhi në jetë edhe një vajzë tjetër. Shpresa Islamaj u lind në maternitetin e vjetër në Tiranë. Gëzimit që solli në familje shumë shpejt do t’ja zinte vendin trishtimi. Nëna kërkoi të shihte të bijën, por nuk u lejua që ta takonte, ndërsa 3 ditë më pas kur ajo doli nga spitali informohet nga bluzat e bardha se foshnja kishte ndërruar jetë. Ky lajm i papritur nuk do të kalonte lehtë në jetën e Lirijes, e cila sot është në kërkim të së vërtetës. Bashkëshorti i Lirijes, Izmeti i pohoi se vajzën e kishte varrosur vetë ai, por duke ia mbajtur sekret vendin ku prehej foshnja. Vite më pas kur cifti u bënë prindër edhe të dy djemve Lirija zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit. Rrëfimi i saj shkon edhe më tej kur 77-vjeçarja thotë se të dashurën e tij, bashkëshorti ia solli në shtëpi. Kur ishte shtatzënë ajo i kapa mat, por edhe pas këtij momenti ajo nuk i kërkoi divorcin. Kushtet e vështira ekonomike të nënës me tre fëmijë e detyruan të ’gëlltiste’ për gjithë jetën tradhtinë duke i qëndruar vetë besnike burrit të saj. Ai i kishte vendosur emrin e të dashurës vajzës për të cilën Lirija kërkon të mësojë të vërtetën. Besimi i saj ndaj bashkëshortit ishte përbysur duke mos kuptuar kurrë pse ai ia mbajti sekret varrin e foshnjes dhe dyshimi që Liria ka sot e kësaj dite është se vajza mund të jetë ende gjallë. Bashkëshorti ndërroi jetë 4 vite më parë dhe mori me vete sekretin, ndërsa sot 77-vjeçarja është në kërkim të së vërtetës. E moshuara dyshon se vajzën me emrin Shpresa Islamaj që e lindi në vitin 1971 ia fshehu burri bashkë me të dashurën. Pak kohë më parë Lirija nisi kërkimet privatisht duke iu drejtuar dyerve të institucioneve, por nuk ka mundur të mësojë asgjë deri më tani. E vetmja që di të vërtetën është një tjetër grua, ajo me të cilën Izmeti kishte patur një marrëdhënie të ngushtë përtej miqësisë. Sot Liria ka një mesazh për këtë zonjë që jeton në qytetin e Durrësit.
‘I fala tradhtinë, të dy më zhdukën vajzën’/ Nëna të dashurës së burrit: Trego të vërtetën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
