Oriz i skuqur me pulë dhe perime nga zonja Albana

4 Mars 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-03-04 11:43:33

Oriz i skuqur me pulë dhe perime

Përbërësit:

3 fç oriz kokërrgjatë

250 gr fileto pule

3 vezë

2 thelpinj hudhër

1 lgj soja

1 fç lakër të grirë

1 fç karrota të grira

1 fç speca në kubikë

½ fç qepë të njoma

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët dhe i skuqim në një tigan me vaj vegjetal. Sapo vezët të fillojnë të zbardhen i përziejmë me lugë druri me një shpejtësi që veza të thërrmohet. E largojmë vezën dhe në po atë tigan skuqim filetot e pulës të prera pjerrtazi. Shtojmë qepën të grirë imët, pas dy minutave hedhim hudhrën të grirë imët dhe karrotën të prerë ne shkopinj. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta, më pas shtojmë specin të prerë në shkopinj dhe lakrën e prerë hollë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të zbuten për 2 minuta. Më pas shtojmë bishtat e qepëve të njoma të prera hollë dhe orizin, të cilin e kemi zierë   paraprakisht. Rregullojmë shijen me pak soja, kripë, piper dhe në fund fare shtojmë vezët e thërrmuara dhe bishta qepësh të freskët.