Zhduket elbasanlliu, vëllai: Dy persona me makinë e ’rrëmbyen’ para shtëpisë

9 Shkurt 2022, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2022-02-09 18:37:09

Një rast urgjent është denoncuar nga familjarët paraditen e kësaj të mërkure në redaksinë e emisionit 'Pa Gjurmë'. Bëhet fjalë për Selim Loçja, 33-vjeçari nga fshati Labinot-Fushë i Qarkut të Elbasanit, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 1 shkurt të këtij viti. Prej 3 muajsh Selimi jetonte i vetëm, ndërsa familjarët nuk dinë të thonë me siguri se kur mund të ketë dalë nga banesa. Pasi nuk kanë mundur të lidheshin dot, pasi telefoni rezultonte i fikur familjarët nisën të pyesnin fqinjët për vendondodhjen e tij. Ata kanë pohuar se kanë parë më 1 shkurt 33-vjeçarin në lagjen ku ai banon teksa ka hipur në një makinë ngjyrë të bardhë. I pyetur nga fqinji se ku po shkonte, Selimi i kishte thënë se po nisej për në Lusnje për të punuar si çoban. Familjarët kanë kërkuar kudo, gjithashtu kanë bërë denoncim edhe në policinë e Elbasanit, me shpresën për të rënë në gjurmët e tij, por pa asnjë rezultat deri më tani. Prej një viti i riu nga Elbasani ishte fejuar me Drita Koloriun, e cila gjithashtu nuk është në dijeni për vendndodhjen e Selimit. Më datë 2 shkurt, një ditë pasi u zhduk, Selimi duhej të paraqitej në komisariatin e Elbasanit, për shkak të një denoncimi për vjedhje në Krastë të Elbasanit, për të cilin ai ishte dënuar me arrest shtëpie 4 muaj më parë. Për familjarët kjo gjë mund ta ketë rënduar gjëndjen e tij psikologjike ndërsa i detyruar nga kjo rrethanë ka vendosur të humbi gjurmët. 33-vjeçari jetonte i vetëm pasi i ati kishte ndërruar jetë dy vite më parë, ndërsa nëna ishtë larguar tek e motra në Greqi.