Gatime nga zonja Albana, Supe kremoze me fasule të bardha

9 Shkurt 2022, 11:18

Supe kremoze me fasule të bardha

Përbërësit:

100 gr fasule

1 gjethe dafine
3 lgj vaj ulliri
1 lgj miell
1 qepë e thatë
1 lç spec të kuq
1 karrotë e grirë imët

kripë, piper

Përgatitja:

Fasulet i vendosim një natë më parë në ujë të bollshëm. Më pas i ndërrojmë ujin dhe i vendosim të ziejnë bashkë me një gjethe dafine. Ndajmë mënjëanë dy lugë fasule të ziera.

Kaurdisim miellin me pak vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë qepën dhe specin e kuq.  Masën e përgatitur e shtojmë tek fasulet e zjera. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, e lemë të marrë valë dhe më pas e kthejmë supën në krem.