Gatime nga zonja Albana, Biskota aromatike me krem djathi dhe perime

8 Shkurt 2022, 11:19

Biskota aromatike me krem djathi dhe perime

Përbërësit:

200 gr bukë të thërrmuar

100 gr gjalpë

500 gr salcë kosi

150 gr gjizë

10 gr xhelatinë

1 kokërr portokall

2 kunguj

2 karrota

1/2 tufë majdanoz

Borzilok

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim bazën me biskotë. Vendosim galetën në mikser sa të bëhet gati si miell. E përziejmë më pas me gjalpin e shkrirë, lëngun e portokallit, borzilokun, kripën dhe piperin.

Përgatisim kremin e djathit duke trazuar salcën e kosit me gjizën. E punojmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe shtojmë xhelatinën.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me biskotën me bukë të thërrmuar. Sipër shtojmë masën e kremit, e nivelojmë mire me një spatul dhe e vendosim në frigorifer për 10 minuta.

Ndërkohë perimet i presim hollë në fije të gjata dhe i kaurdisim me pak gjalpë. I spërkasim në fund me kripë dhe piper të zi dhe i vendosim sipër kremit të djathit.