Zhduket kampioni i peshëngritjes, dyshohet se strehohet në kishën ortodokse greke

2 Shkurt 2022, 21:03

Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i pëshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në 14 maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. ’Kam bërë një verifikim që nga sistemi TIMS ka dalë më 25 prill, që është bërë regjistrim me pasaportë greke me emrin Vasil Kalemaj. Para 6 viteve ka dalë një pasaportë, ndërsa numri është regjistruar në Athinë me emrin Kalemaj Vasili. Më 25 prill ka ardhur për në Shqipëri. Asgjë nuk është mësuar nëse vëllai im ka vdekur’. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 12 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 43-vjeçari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike. ’Kur ai ishte ndarë nga e dashura, mëson se ajo ishte shtatzanë. Me instiktin e një babai ai ishte i sigurt se djali që u lind ishte fëmija që ai ka kërkuar gjithmonë. Almir na bëj një telefonatë, se na mingon shumë. Ai kërkonte një djalë të vogël, kush ishte ai djalë? Ai dyshonte se nga kjo histori dashurie ai ishte bërë baba. E ruaja gjithmonë mos të largohej. E kam ruajtur atë ditë kur iku nga shtëpia.Biseda e Almirit ishte vetëm djali.Ia kam kërkuar vajzës që ai dashuroi, nëse Almiri do bëhet i gjallë është e gatshme të rilidhet me të? Ajo ka treguar gadishmëri për këtë gjë, pasi ajo vajzë e don akoma vëllain tim. Vëlla vër dorën në zenër dhe kthehu. Motra të don shumë. Ta përqafoj një herë e t'i puth syrin, pastaj le të vazhdojë jetën e tij, nëse ka krijuar familje’, përlotet e motra në studion e emisionit Pa Gjurmë.