Gatime nga zonja Albana, Tavë me oriz dhe lulelakër

31 Janar 2022, 11:53

Tavë me oriz dhe lulelakër 

Përbërësit:

1 kg lulelakër

200 gr oriz

1 qepë

50 gr gjalpë

2 lgj galetë

100 gr pana

Arrë moskat

Djathë kaçkavall 

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë lulelakrën në lule, e lajmë mirë dhe e vendosim të gatuhet për disa minuta sa të zbutet pak.

Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë hollë. Ndërkohë orizin e kemi zjerë për 10 minuta në ujë të vluar me pak kripë. Shtojmë orizin tek qepa e skuqur dhe e kaurdisim për rreth 2 minuta. 

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim një shtrese me lulelakër duke e spërkatur me gjalpë. Vendosim një shtresë me oriz dhe përsëri një shtresë lulelakër. Në një enë hedhim panën, kripë, piper, arrë moskat. E vendosim në zjarr për pak minuta dhe më pas këtë masë e hedhim mbi lulelakrën. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe pak galetë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.